LIVE | Laçi-Kastrioti/ Starton sfida, skuadrat në kërkim të fitores









Ka startuar në orën 13:45, në stadiumin e qytetit të Laçit, sfida Laçi-Kastrioti, e vlefshme për javën e 15-të në Kategorinë Superiore.

KASTRIOTI LACI

Skuadra kurbinase e Mirel Josës do të kërkojë fitoren e pestë radhazi, për të vijuar këtë vazhdimësi të rezultateve pozitive, por edhe për t’i bërë presion skuadrave të zonës europiane që ndodhen -3 pikë.

Ndërsa ekipi krutan vjen në këtë takim pa trajnerin Ramadan Ndreu, i cili u dënua nga Komisioni i Disiplinës me 12 ndeshje pezullim pas sjelljes jo të hijshme ndaj lojtarit të Skënderbeut, Vitija.

LIVE | LAÇI 1-0 KASTRIOTI

Lushkja 9′

KOMENTI LIVE –

9′ GOOOOL LAÇI 1-0! Zhbllokohet sfida, kurbinasit kalojnë menjëherë në avantazh falë Regi Lushkjes, i cili mjaft bukur ka goditur nga jashtë zone duke kaluar përpara bardhezinjtë e Mirel Josës.
1′ Starton sfida!

FORMACIONET ZYRTARE –

LAÇI – Dajsinani; Roganoviç, Ignjatoviç, Malota, Ziko; Deliu, Shehu, Lushkja; Mazrekaj, Guindo, Zarubica. Trajner: Mirel Josa.

KASTRIOTI – Vata; Neziri, Husein, Karakaçi, Rami; Onanuga, Basha, Greca, Prodani; Okebugu, Ajazi. Trajner: Shkëlzen Rustami.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.