LIVE| Laçi-Kukësi/ Spektakël bardhezi, shpërthen festa në stadium! Adeleke dyfishon shifrat (VIDEO)








Ka startuar në orën 13:45, supersfida mes Laçit dhe Kukësit, e cila pritet të jetë tepër vendimtare për sa i përket objektivave të të dyja skuadrave këtë sezon.

Kukesi Tirana

Kurbinasit e Josës vijnë në këtë duel pas 4 fitoresh radhazi, duke u vënë në ndjekje të kryesuesve të Tiranës me 40 pikë në 20 ndeshje. Nga ana tjetër verilindorët e Longos, renditen në vendin e 3-të me 37 pikë, 3 me pak se Laçi.

Për sa i përket formacioneve zyrtare, te bardhezinjtë, bie në sy mungesa e goleadorit Guindo, i cili nuk është në dispozicion për këtë takim, për shkak të një kontraktimi muskulor. Një humbje e madhe kjo për trajnerin Mirel Josa, që ka humbur yllin e skuadrës. Në krahun tjetër bie në sy aktivizimi nga minuta e parë e Vasil Shkurtajt, i cili duket se ka kapur formën e duhur.

Gjithnjë ekipi i Longos është stopuar te ndeshja e tretë, pavarësisht se mundësitë nuk i kanë munguar për të vijuar me këtë ecuri. Mbetet për t’u parë nëse ky trend negativ do të thyhet pikërisht të dielën ndaj kurbinasve, në një takim me shkallë vështirësie të lartë

LIVE: LAÇI-KUKËSI 2-0

Malota 7′ , Adeleke 41′ 

KOMENTI LIVE:

46′ Starton pjesa e dytë!

Mbyllet pjesa e parë! 

45′ Akordohet 1 minutë shtesë!

45′ Pranë golit Kukësi me Bruno Lulajn, gjuajtja e mbrojtësi me kokë shkon mbi kuadrat. Rasti më i mirë për Kukësin në këtë pjesë të parë.

43′ Ndreca është futbollisti i parë i ndëshkuar me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar në mesfushë!

41′ GOOOOL LAÇI 2-0/ Spektakël bardhezi, Adeleke realizon një gol mjaft të bukur, duke përfituar nga një gabim i De Lukasit. Ishte Deliu ai që dhuroi asistin fantastik për sulmuesin. 

38′ Kundërsulm i shpejtë i Laçit, Adeleke kombinon me Deliun, por vendimtare ndërhyrja e Jorgo Pëllumbit brenda zonës!

33′ Musta provon me një goditje nga 35 metra, por topi shkon drejt e në duart e portierit Dajsinani.

26′ Momente tensioni në Laç, pas një faulli të shkaktuar nga Deliu ndaj De Lukas.

23′ Kundërsulm i shpejtë i Laçit, por Veliaj, vonohet në vertikalizim, duke sfumuar një mundësi të artë shënimi!

18′ Provon edhe Mazrekaj nga distanca, por gjuajtja e mesfushorit shkon jashtë kuadratit!

15′ Kundërpërgjgijet Kukësi me sulme të vazhdueshme nga të dyja krahët! Velkovski rrezikon autogolin pas harkimit të Ndrecës nga e majta. Për fatin e mirë të laçianëve, topi ka shkuar mbi traversë.

7′ GOOOOL LAÇI 1-0/ Zhbllokohet sfida! Renato Malota shënon një gol fantastik me kokë! Shpërthen festa në Laç! Pas harkimit të Mazrekajt nga e djathta e mesfushës, mbrojtësi lezhjan kërcen bukur, teksa me një gjuajtje të në afërsi të pikës e dërgon topin në trekëndëshin e Tafas! 

6′ Atmosferë e zjarrtë edhe në shkallët e stadiumit. Laçi i Mierl Josës duket më kërkues, teksa ushtron presion të vazhdueshëm në zonën e Kukësit.

3′ Ndeshja nis zjarr me sulme nga të dyja krahët! I pari që kërcënon portën e Tafas, ishte Veliaj, por gjuajtja e tij u ndal nga Tafas.

1′ Starton supersfida!

FORMACIONET ZYRTARE: 

LAÇI: Dajsinani, Roganoviç, Velkoski, Ziko, Veliaj, Malota, Ujka, Shehi, Deliu, Mazrekaj, Adeleke. Trajner: Mirel Josa

KUKËSI: Tafas, Gligorov, Lulaj, Pëllumbi, Ndreca, De Lukas, Sh.Taipi, Gj.Taipi, Musta, Basha, Shkurtaj. Trajner: Diego Longo.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com