LIVE| Laçi-Partizani/ Ndërhyrje e ashër ndaj Çinarit, Hamiti merr vendimin për lojtarin e kurbinasve (VIDEO)



Luhet duke filluar nga ora 16:00 sfida Laçi-Partizani e vlefshme për javën e 30-të të Kategorisë Superiore.

bandicam 2021-04-28 15-59-55-202

Pritet një sfidë e fortë dhe e luftuar nga të dyja ekipet, ku Partizani do të kërkojë të hakmerret për eliminimin nga Kupa, ku të kuqtë kishin pretendime të shumta për mënyrën se si u gjykua ndeshja.

Ndërkohë Laçi do të vijë me objektivin e madh për t’i prishur punë Partizanit, duke nisur që nga deklaratat e javë së kaluar ku kurbinasit nuk i kursyen akuzat ndaj “demave”.

Për sa i përket statistikave, dy skuadrat në total janë përballur 50 herë mes tyre, ku kurbinasit kanë regjistruar 13 fitore, kundrejt 24 të kryeqytetasve dhe 13 ndeshje janë mbyllur në barazim.

LIVE| LAÇI-PARTIZANI 1-1

Musta 18’/ Çinari 9′

KOMENTI LIVE:

29’ Ndërhyrje e ashpër e Albion Markut ndaj Çinarit, i cili mbetet i shtrirë në fushë. Arbirti Eldorjan Hamiti e fal futbollistin e kurbinasve.

18’ GOOOOOL LAÇI 1-1/ Fantastik Emiljano Musta, i cili pas një krosimi të Markut, i vjedh kohën Esat Malës dhe e dërgon topin në rrjetë. Feston si Kristiano Ronalo.

11’ Gjen golin e dytë Partizani, me Zhunior i cili e dërgon në rrjetë një top të mbetur në zonë, por anulohet, pasi gjyqtari bën me dije se Çinari ka bërë ndërhyrje të gabuar ndaj portierit Sherri.

9’ GOOOOOL PARTIZANI 0-1/ Kroson nga goditja e këndit Jasir Asani, me topin që mbetet në zonë, provon Bardhi, por pret Sherri, aty ku përfiton Çinari, i cili me portën bosh nuk e ka të vështirë ta dërgojë në rrjetë.

3’ Mundësi e mirë për Laçin, me Lushkjen që lëshon një gjuajtje të fortë në zonë, por pret Teqja.

1′ Gjen golin Laçi me Deliun, por anulohet për pozicion jashtë loje.

Starton pak minuta me me vonesë sfida, për shkak të disa tifozëve në tribunë të cilët refuzuan të dalin jashtë.

FORMACIONET ZYRTARE

Laçi : Sherri, Malota, Ignjatoviç, Turkaj, Marku, Deliu, Shehu, Lushkja, Musta, Harmon, Xhixha. Trajner: Sh.Duro

Partizani : Teqja, Mala, Bitri, Belica, Hakaj, Broja, Murataj, Bardhi, Asani, Çinari, Stenio Zhunior. Trajner: I.Daja

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *