LIVE| Liga e Konferencës/ Rruga drejt “Air Albania”-s, startojnë 4 sfidat e mbrëmjes! Ja rezultatet në kohë reale








Rinis sërish sot rruga drejt Tiranës. Janë duke u luajtur aktualisht 4 ndeshjet e “play off”-it të Ligës së Konferencës që do të përcaktojnë më pas edhe ecurinë e skuadrave drejt kryeqytetit shqiptar.

LIGA E KONFERENCES

Skuadrat favorite për të ardhur në Tiranë janë pa dyshim Sëlltiku, Roma, Marseja, PSV dhe Lestëri. Këta të fundit kanë vendosur, në rast të arritjes së finales, për të shpërblyer tifozët e tyre.

Do të jenë plot 3000 tifozë nga 6000 mijë që do të marrin një biletë falas për të parë ndeshjen në “Air Albania”. UEFA ka vendosur që në impiantin që mban 22.500 tifozë, nga 6 mijë të shkojnë për dy skuadrat respektive. Ndërkohë që klubi anglez bëri të ditur se 3000 mijë tifozët më besnikë të klubit do të kenë privilegjin për të parë ndeshjen pa pagesë.

Finalja që është programuar për t’u luajtur më 25 maj të këtij viti, do të jetë një nga eventet më të mëdha në Shqipëri. Kujtojmë se për UEFA-n, Konferencë Liga është edicioni i parë i këtij kompeticioni të ri që organizon. Ai konsiderohet si turneu i tretë më i rëndësishëm nga qeveria europiane e futbollit. Pritet të jetë një spektakël i garantuar si brenda dhe jashtë impiantit modern të “Air Albania”-s.

REZULTATET LIVE: 

SËLLTIK – BODO GLIMT 0-1

Espejord 6′ 

LESTËR – RANDERS 1-1

Ndidi 23′  / Hamorshoi Mistrati 45′ 

MARSEJË – KARABAG 2-0

Milik 41′, 44′ 

SPARTA PRAGË – PARTIZAN BEOGRAD 0-0

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *