LIVE| Mançester Siti-Çelsi/ Pjesë e parë spektakolare në finalen e Champions-it, vendos goli i gjermanit Haverc (VIDEO)






Ka startuar në orën 21:00 në stadiumin “Dragao” të Lisbonës, finalja e madhe e Champions-it mes Mançester Sitit dhe Çelsit. Një përballje tepër interesante ku priten gola nga të gjithë sepse Mançester Siti dhe Çelsi janë dy skuadra që “bomberat” sezonalë nuk u vijnë nga reparti i avancuar, por nga mesfusha.

man-city-face-chelsea-in-the-2020-21-champions-league-final--besoccer

Si qytetarët ashtu dhe blutë e Londrës, do të luajnë gjithçka për gjithçka, për ta bërë të tyre, trofeun e dytë më të rëndësishëm për klube.

Për sa i përket trajnerëve, Pep Guardiola kërkon të fitojë Champions-in e tretë në karrierën e tij pas atyre në 2009 dhe 2011 me Barcelonën, ndërsa Tomas Tuhel është trajneri i parë që arrin në finalen e Ligës së Kampioneve në dy sezone radhazi me dy klube të ndryshme.

Haverc

Gjermani mund të bëhet tekniku i tretë që humbet dy finale radhazi pas Marçelo Lipit (1997 dhe 1998, Juventus) dhe Hektor Kuperit (2000 dhe 2001, Valencia).

LIVE: MANÇESTER SITIT- ÇELSI 0-1

Haverz 42′ 

KOMENTI LIVE: 

45′ Akordohen 3 minuta shtesë.

42′ GOOOOOL ÇELSI 0-1/ Zhbllokohet finalja! Haverz kalon në avantazh blutë e Londrës. Shtanget skuadra e Pep Guardiolës. 

38′ Zëvendësim i detyruar te Çelsi, largohet nga fusha e lojës Tiago Silva, vendin e tij e merr Andreas Kristensen.

27′ Mundësi e shkëlqyer për Sitin, me anë të Foden, por talenti i qytetarëve nuk arrin të realizojë brenda zonës, teksa neutralizohet nga Rudiger.

20′ Duel mjaft i luftuar, në këtë hark kohor loja është përqëndruar më së tepërmi në mesfushë.

14′ Ndeshje spektakolare, Verner “flirton” me golin e avantazhit. Sulmuesi gjerman humbet një tjetër rast të shkëlqyer. Të pafat blutë e Londrës.

10′ Ndizet sfida, sulme dhe kundërsulme nga të dyja krahët, kërkohet me ngulm goli i avantazhit. Verner shpërdoron një shans të artë.

8′ Situatë e vështirë në portën e Çelsit, Stërling, provon të surprizojë me një gjuajtje me thembër, por topi devijohet në këndore.

5′ Çelsi shfaqet më kërkues në këto minuta të para, duke ushtruar presion të vazhdueshëm në zonën e Sitit. Mbrohet mirë skuadra e Guardiolës.

1′ Starton sfida!

FORMACIONET ZYRTARE:

Mançester Siti: Ederson, Uoker, Dias, Stons, Zinçenko, Gyndoan,  De Byjn, Bernardo Silva, Mahrez,  Stërling, Foden. Trajner: Pep Guardiola

Çelsi: Mendi, Rudiger, Çiluell, Azpilikueta, Xhejm, Thiago Silva, Kante,  Maunt, Zhorzhinjo, Haverc, Verner Trajner: Tomas Tuhel

formacionet zyrtare

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *