LIVE Mançester Siti-Liverpul/ Mrekulli në Angli, Mane barazon me fillimin e pjesës së dytë (VIDEO)









Mançester Siti pret në “Etihad” Liverpulin në një sfidë që mund të cilësohet si një finale e parakohshme për të vendosur se kush do të triumfojë në Premier Ligë, edhe pse kanë ngelur dhe 7 sfida të tjera për t’u luajtur.

Liverpool-Man-City

Të dyja skuadrat ndahen nga vetëm një pikë dhe padyshim që janë favoritët kryesorë dhe ndoshta të vetëm për të triumfuar në kampionatin anglez, pasi rivalët e tjerë ndodhen shumë larg tyre.

Si Mançester Siti, ashtu edhe Liverpul, vijnë nga një fitore në Ligën e Kampionëve dhe tani kërkojnë që të arrijnë tre pikët dhe në këtë takim, me Guardiolën dhe Klop që nuk do të duan të falin njëri-tjetrin.

REZULTATI LIVE:

MANÇESTER SITI 2-1 LIVERPUL

6′ De Brujne, 37 Zhezus / 13′ Diogo Zhota

KOMENTI LIVE:

45+3’ Mbyllet pjesa e parë.

45’ Gjyqtari i katërt akordon 2 minuta shtesë.

43’ Zhota merr një top të bukur në zonë dhe i vetëm nuk arrin dot të finalizojë.

40’ Bernanrdo Silva shkakton një ndërhyrje të qëllimshme dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

37’ GOOOOOOOL Mançester Siti 2-1/ Zhoao Kanselo hedh një top të bukur në zonën e Liverpul dhe Gabriel Zhezus i pamarkuar, e dërgon topin në rrjetë pa probleme.

34’ Kanselo shkon në hyrje të zonës dhe lëshon një goditje të fortë, por tentativa e tij shkon ngjitur me shtyllën.

29’ De Brujne merr një top të bukur nga Kanselo, por goditja e tij shkon ngjitur me shtyllën.

28’ Robertson ndëshkohet me karton të verdhë pas një ndërhyrje të qëllimshme ndaj Kevin De Brujnes.

24’ Ederson rrezikon një autogol qesharak pasi nuk arriti dot të largonte mirë topin herën e parë, por arriti ta bënte herën e dytë në limitet e vijës fatale.

13’ GOOOOOOOL Liverpul 1-1/ Një aksion fantastik nga ana e lojtarëve të Liverpul, të cilët e finalizuan në mënyrën më të mirë me Diogo Zhotën.

6’ GOOOOOOOL Mançester Siti 1-0/ De Brujne lëshon një goditje nga jashtë zone, e cila devijohet nga mbrojtësi i Liverpul, duke e bërë të pamundur atë top të kapej nga Alison.

5’ Sterling merr një top shumë të bukur në hyrje të zonës dhe me portën thuajse të boshatisur nuk shënon, me Alison që i mohon golin vendasve.

1’ Fillon ndeshja në “Etihad Stadium”.

FORMACIONET ZYRTARE:

formacionet

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.