LIVE| Mançester Siti-PSG/ Zhbllokohet sfida, alegjeriani Mahrez kalon në avantazh “qytetarët” (VIDEO)



Ka startuar në orën 21:00, në “Etihad Stadium” akti i dytë i gjysmëfinales së Champions-it, mes Mançester Sitit dhe PSG-së. Skuadra e Pep Guardiolës, do të tentojë të ruajë avantazhin 1-2 të arritur në sfidën e parë, për të siguruar një biletë për në finalen e kompeticionit Europian më të rëndësishëm për klube, ndërkohë në krahun tjetër francezët e Poçetinos, kërkojnë përmbysjen e madhe.

bandicam 2021-05-04 20-59-13-107

Për sa i përket statistikave, Mançester Siti ka fituar 6 ndeshjet e fundit të Champions-it dhe nëse do të fitojë edhe të sotmen, do të bëhet skuadra angleze me serinë më të gjatë të fitoreve radhazi në historinë e Kupës së Kampioneve/Ligës së Kampioneve.

Në një turne të rëndësishëm europian, PSG-ja nuk ka arritur kurrë të kualifikohet, pasi ka humbur ndeshjen e parë me eliminim direkt në shtëpi. Pep Guardiola do të thyejë sot, rekordin e Karlo Ançelotit si trajneri me numrin më të madh të ndeshjeve me eliminim direkt në historinë e Ligës së Kampioneve (do të bëheshin 63).

Mahrez goli

Të dy teknikët kanë bërë publike formacionet zyrtare. Vlen të theksohet se Kilian Mbape nuk ia ka dalë të jetë nga minuta e parë për shkak të një dëmtimi. Ylli francez e nis takimin nga stoli! Një humbje e madhe kjo për trajnerin Poçetino.

LIVE: MANÇESTER SITI – PSG 2-0

Mahrez 11′, 63′

KOMENTI I NDESHJES:

63′ GOOOOL MANÇESTER SITI 2-0/ Mahrez “vret” sfidën, pas një kundërsulmi të shpejt, Foden, shërben mjaft bukur për algjerianin që nuk fal brenda zonës. 

54′ Minuta emocionuese, Foden provon me një gjuajtje, por ndalet nga portierin Navas. Kundërsulm i PSG-së me Nejmar që futet brenda zonës, provon drejt portës, por sparkata e Zinçenkos, largon topin në këndore.

46′ Starton pjesa e dytë.

Mbyllet pjesa e parë! 

45+2′ Pranë golit të dytë Siti me Mahrez dhe Bernardo Silvën. Tentativa e algjerianit u ndal nga portieri Navas, më pas topi shkoi te mesfushori portugez, i cili provoi me një gjuajtje të rrezikshme, por topi devijohet në këndore.

45′ Akordohen 3 minuta shtesë!

35′ Provon edhe Andre Herrera me një predhë nga distanca, tentativa e tij shkon mbi traun e portës së portierit Ederson.

18′ Drithërima në portën e Sitit, Angel Di Maria “flirton” me golin e barazimit, por fati nuk është me argjentinasin, tentativa e tij shkon ngjitur me shtyllën.

16′ Traversa i mohon golin e barazimit kapitenit Markuinjos, i cili pas harkimit nga e djathta, godet me kokë brenda zonës, por topi stampohet në traun e portës së mbrojtur nga Ederson.

11′ GOOOOL MANÇESTER SITI 1-0/ Zhbllokohet sfida, Mahrez ndëshkon francezët. Pas një dalje të furishme, algjeriani nuk fal, teksa me një diagonale të saktë nga e djathta, mposht portierin Navas. 

7′ PSG-ja kërkon penallti, pas konsultës me VAR-in, gjyqtari holandez, konfirmon se nuk kemi të bëjmë me prekje të topit me dorë brenda zonës. Pretendime të kota nga ana e francezëve.

FORMACIONET ZYRTARE: 

MANÇESTER SITI: Ederson, Uolker, Ruben Dias, Stons, Zinçenko, Fernandinjo, Gyndohan, Bernardo Silva, De Byjn, Foden, Mahrez. Trajner: Pep Guardiola.

Siti585

PSG: Navas, Kimpembe, Markuinjos, Diallo, Florenci, Herrera, Verrati, Paredes, Nejmar, Di Maria, Ikardi. Trajner: Mauricio Poçetino.

PSG

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *