LIVE| Mançester Siti-Real Madrid/ Godet Benzema, francezi rihap ndeshjen për spanjollët (VIDEO)









Mançester Siti dhe Real Madrid luajnë sot aktin e parë në gjysmëfinalen e Ligës së Kampioneve, një ndeshje mes dy skuadrave që janë takuar edhe më parë në këtë fazë të turneut.

10-ucl-r16b2-manchestercity-realmadrid

Në vitin 2016, Reali i Zidan u përball me skuadrën që drejtohej nga Mauricio Pelegrini dhe pasi mori barazim në transfertë, siguroi kalimin në finale falë fitores në shtëpi. Skuadra madrilene fitoi më pas Ligën e Kampioneve duke nisur atë cikël mbresëlënës me Zidan, një rrugëtim të cilin edhe Ançeloti shpreson ta ndjekë.

Megjithatë, Siti aktual është një skuadër shumë në formë dhe përballja me ekipin e Guardiolës pritet të dhurojë emocione të shumta në sfidën në “City of Manchester Stadium”.

LIVE: MANÇESTER SITI – REAL MADRID 2-1

De Bryjn 2′, Zhezus 11′ / Benzema 33′

KOMENTI LIVE: 

33′ GOOOOL Real Madrid dhe është përsëri i zakonshmi Benzema. Pas një harkimi nga e majta, francezi gjuan me një kthesë të shpejtë dhe dërgon sferën në rrjetë. 

30′ Minuta emocionuese, Alaba provon me kokë brenda zonës, shumë pranë golit të parë spanjollët.

29′ Fodet i shkon shumë pranë golit të tretë, tentativa e talentit anglez, shkon ngjitur me shtyllën e djathtë pingule.

25′ Krijohet iluzioni i golit të tretë! Tentativa e Rihad Mahrez, shkon në rrjetën e jashtme!

17′ Vinicius shpërdoron një rast të artë, ku shumë pranë portës nuk është koordinuar siç duhet, duke gjuajtur jashtë kuadratit. Topi më pas devijohet dhe shkon në këndore.

11′ GOOOOOL MANÇESTER SITI 2-0/ Spektakël i “qytetarëve”, Gabrel Zhezus shënon golin e dytë! Shpërthen festa në “Etihad Stadium”.  Braziliani nuk fal pas asistit të De Bryjn. 

6′ Reali kërkon të kundërpërgjigjet me Rodrigo, por braziliani nuk arrin të përfitojë pas një gabimi të portierit Ederson.

2′ GOOOOOL MANÇESTER SITIT 1-0/ Start i çmendur! De Bryjn kalon në avantazh skuadrën e Guardiolës! Mesfushori goditi saktë me kokë, duke mposhtur portierin Kurtua. 

1′ Ka startuar supersfida!

FORMACIONET ZYRTARE

Mançester Siti: Ederson; Stouns, Ruben Dias, Laport, Zinçenko; De Brujn, Rodri, Bernardo Silva; Mahrez, Foden, G. Zhezus
Trajner: P. Guardiola

Real Madrid: Kurtua; Karvahal, Eder Militao, Alaba, Mendi; Modriç, Valverde, Kros; Rodrigo, Benzema, Vinícius
Trajner: 
K. Ançeloti

asdasdasdasdsd

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.