LIVE| Maqedoni e Veriut – Holandë/ Dopietë e kapitenit Vajnaldum, “tulipanët” në avantazh të trefishtë (VIDEO)






Ka startuar në orën 18:00, në stadiumin “Johan Cruijff Arena” të Amsterdamit, sfida e raundit të tretë të Grupit C, Maqedoni e Veriut-Holandë.

JOHAN KROJF ARENA

Holanda në këtë takim vjen si e kualifikuar dhe do të kërkojë suksesin për të ruajtur vendin e parë në grup.

Kombëtarja ballkanase ende nuk e ka provuar shijen e fitores së parë në grup dhe do të synojë triumfin e parë për të mbajtur ende gjallë shpresat për kualifikim.

Maqedoni Holande

Maqedonia e Veriut ka në përbërje në 11-shen startuese 4 shqiptarë, Musliun, Alioskin, Bardhin dhe Ademin.

LIVE: MAQEDONI E VERIUT – HOLANDË 0-3

Depaj 24′ , Vajnaldum 51′ , 58′ 

KOMENTI LIVE: 

58’ GOOOOOL HOLANDA 0-3/ Aksion fantastik, tulipanët në avantazh të trefishtë. Ishte përsëri kapiteni Vajnaldum, që përfitoi pas topit të grushtuar nga portieri maqedonas, ku nga afro 11-metra nuk fali duke shënuar.

51′ GOOOOL HOLANDA 0-2/ Kapiteni Vajnaldum dyfishon rezultatin. Pas asistit të Depaj, mesfushori i tulipanëve, nuk fal me portën e boshatisur, duke e dërguar topin drejt e në rrjetë. 

50′ Futbollisti Triçkovski bën heroi duke i mohuar golin mbrojtësit De Ligt, futbollisti maqedonas largon topin me kokë mbi vijën fatale.

48′ Musliu ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj Memfis Depaj.

46′ Starton pjesa e dytë! Holanda kryen 2 zëvendësime, largohen nga fusha De Vraj dhe Damfris në vendin e tyre Timber dhe Berghuis.

Mbyllet pjesa e parë! 

45′ Akordohen 2 minuta shtesë.

43′ Depaj dhuron spektakël nga e majta, duke dribluar disa futbollistë, por në fund, teksa provoi të shërbente në qendër të zonësm gjuajtja e tij u ndal me këmbë nga portieri.

41′ Goditja nga këndi për Maqedoninë, shqiptari Musliu provon të devijojë me kokë, por gjuajtja e tij brenda zonës, shkon jashtë kuadratit.

35′ Maqedonia e Veriut tenton të ushtrojë presion të vazhdueshëm në zonën e Holandës, por mbrohet mirë kombëtarja e De Bur.

30′ Pranë golit të dytë Holanda me futbollistin Dumfrais, por tentativa e tij brenda zonës ndalet mjaft bukur nga portieri maqedonas.

29′ Nuk dorëzohet Maqedonia e Veriut që provon me sulmuesin Trajkovski, por pa sukses.

24′ GOOOOL HOLANDA 0-1/ Kundërsulm i shpejtë i holandezëve, që gjejnë golin e avantazhit me anë të Depaj, i cili pas asistit të Malen, ka goditur saktë me të majtën brenda zonës duke mposhtur portierin Dimitrevski. 

21′ Shtylla i mohon golin sulmuesit Trajkovskit, i cili provon me një predhë nga distanca me të djathtën, por topi u ndal në shtyllën e majtë të portës së mbrojtur nga Stekelenburg.

18′ Mbrojtësi Ristovski është i ndëshkuari i pari i sfidës.

17′ Holanda fiton goditjen e parë nga këndi.

9′ Maqedonia e Veriut gjen rrugën e rrjetës me Triçkovskin, por goli është anuluar për pozicion jashtë loje.

8′ Në këto minuta, loja është përqëndruar më së tepërmi në mesfushë, ku holandezët përpiqen të qarkullojnë topin.

2′ Kërcënuese Holanda, me Gravenberg që provon nga distanca, por tentativa e tij shkon mbi kuadrat.

1′ Ka startuar sfida, Pandev luan topin nga qendra.

FORMACIONET ZYRTARE –

MAQEDONIA E VERIUT – (4-2-3-1): Dimitrevski; Ristovski, Velkovski, Musliu, Alioski; Bardhi, Ademi; Triçkovski, Elmas, Trajkovski; Pandev. Trajner: Igor Angelovski.

HOLANDA – (3-5-2): Stekelenburg; De Vraj. De Ligt, Blind; Damfrajs, De Jong, Vajnaldum, Gravenberg, Van Anholt; Malen, Depaj. Trajner: Frank De Bur.

HOL

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *