Napoli-Inter është krye ndeshja e kësaj jave në Serinë A. Të dy skuadrat janë ndër pretendentët kryesorë për të fituar titullin kampion dhe një fitore në këtë ndeshje, do t’i jepte një goditje të fortë kampionatit
Zikaltërit vijnë nga fitorja në Kupën e Italisë ndaj Romës me rezultatin 2-0 dhe kanë siguruar biletën për në gjysmëfinale. Megjithatë akoma djeg ajo humbje në kampionat përballë Milanit dhe në rast të një tjetër disfate sot, atëherë ata do të komplikonin renditjen e tyre,
Napoli nga ana tjetër gjendet në vendin e dytë me vetëm 1 pikë larg Interit. Skuadra e Spaletit vjen pas tre fitoreve radhazi në Serinë A dhe synon të vazhdojë me këtë ritëm.

LIVE NAPOLI-INTER 1-1
7′ Insinje/ 47′ Xheko
Super pritja e Handanoviç
Rast i mirë për Napolin. Sulmuesi Osimen gjen mundësinë për të goditur topin, por portieri i Interit, Handanoviç arrin të largojë rrezikun
Një krosim nga Dumfris përfundon tek Xheko, i cili godet me kokë por topi përplaset në trupin e mbrojtësit. Për fatin e tij sfera i rikthehet në këmbë dhe boshnjaku shënon
Rasti i Dumfris
Rasti i Insinjes
Shtylla e Zielinskit, Napoli pranë golit të dytë
De Vrij ndërhyri ndaj sulmuesit të Napolit, Osimen. Arbitri shkoi të shikonte me VAR këtë moment dhe akordoi penallti. Nga pika e bardhë kapiteni Lorenco Insinje u tregua i saktë
FORMACIONET ZYRTARE
NAPOLI-INTER
PANORAMASPORT.AL
© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al