LIVE| Partizani-Bazel/ Përgjumje në mbrojtje, Stoker kalon në avantazh zviceranët (VIDEO)








Duke filluar nga ora 20:00, Partizani do të presë në ‘’Elbasan Arena’’ rivalët e Bazelit, për sfidën e kthimit të turit të dytë të Ligës së Konferencës.

bandicam 2021-07-29 20-01-10-417

Skuadra e Ilir Dajës do të kërkojë të pamundurën përballë një rivali shumë të fortë pas disfatës në ndeshjen e parë ku zviceranët fituan me rezultatin e pastër 3-0. Daja ka zgjedhur të njëjtin formacion si në sfidën e kaluar, me të vetmin ndryshim në mesfushë ku në vend të Herald Markut të dëmtuar do e zërë mesfushori tjetër Arinaldo Rrapaj.

Sulmi i është besuar dy brazilianëve Lukas Kardozo dhe Stenio Zhunior, ndërsa në qendër do të vendoset talenti Tedi Cara. Nga ana tjetër. Bazeli do të rreshtohet me një formacion 4-2-3-1, ku Xhaka dhe Zhegrova do ta nisin si titullarë. Në sfidën e parë, Zhegrova e nisi nga stoli, por paraqitja e mirë pas zëvendësimit, e bëri zgjedhje të parë në sfidën e sotme tek trajneri Patrik Rahmen.

Sa i përket tifozëve, priten rreth 4 mijë mbështetës të Partizani në ”Elbasan Arena”, pasi interesi ka qenë vërtetë i lartë këto ditë për të ndjekur nga afër sfidën e ”demave të kuq” me Bazelin.

LIVE| PARTIZANI-BAZEL 0-1

Stoker 37′

KOMENTI LIVE

46′ Starton pjesa e dytë, Partizani shkelmon topi nga qëndra.

Mbyllet pjesa e parë. Bazeli dominues në këtë pjesë të parë ashtu siç pritej. Zviceranët kaluan në avantazh me kapitenin Stoker pas një përgjumje në mbrojtje në radhët e Partizanit. 

45′ Gjyqtari i katërt akordon 2 minuta shtesë.

45′ Partizani provon shansin e fundit, Gligorov fiton goditjen e parë nga këndi për skuadrën e Dajës.

43′ Edon Zhegrova provon një gjuajtje nga distanca, por gabon krejtësisht teksa sfera përfundon shumë larg portës së mbrojtur nga Alban Hoxha.

38′ Gol Bazeli 0-1/ Bazeli kalon në epërsi me gol të kapitenit Stoker. ”Demat e kuq” e pësojnë pas një përgjumje të pakuptimtë në mbrojtje, teksa zviceranët tregohen më cinikë.

37′ Sërish rrezikshëm Kabral. Sulmuesi provon të gjejë portë, por Hoxha pret dhe gjyqtari ndalon aksionin për pozicion jashtë loje.

35′ Bardhi ndëshkohet me karton të verdhë pasi ndalu me një faull të rëndë në mesfushë Taulant Xhakën.

33′ Stoker ndalon me faull në mesfushë Stenio Zhuniorin. Gjyqtari e këshillon, por nuk e ndëshkon me karton.

31′ Mbyllen 30 minutat e para të takimit, Bazeli mundohet në çdo aksion të fitojë minuta të vlefshme duke vonuar lojën me faulla dhe rivënie.

29′ Rrapaj tenton të nise një dalje para të Partizanit, por mesfushori ndalet me faull nga sulmuesi Kabral.

25′ Kabral shënon me finte, por goli anulohet për pozicion jashtë loje.

23′ Gabim në mbrojtje, Shehi kthen pas një top të pasigurt, Alban Hoxha bën heroin dhe largon topin para se të mbërrijë sulmuesi i Bazelit.

21′ Partizani e mbyllur në mbrojtje, skuadra e Dajës provon të dalë para me kundërsulme por futbollistët e Bazelit mjaft të vëmendshëm dhe mbyllin pothuajse çdo aksion të demave.

17′ Drithërima te Partizani, pas një shpërthimi në krah, Zhegrova liron të majtën, por topi përplaset në shtyllë.

13′ Murataj humbet një shans të artë teksa godet keq me kokë në zonën e Bazelit.

11′ Ndalet aksioni i Bazelit, gjyqtari vërshëllen pas një prekje të topit me dorë nga mesfushori Taulant Xhaka.

9′ Belica largon në goditje nga këndi topin e rrezikshëm të mesfushorit Palasios.

8′ Damçevski ndalon saktë një inkursion të Edon Zhegrovës në krahun e majtë të sulmit.

5′ Rast i mirë për Bazelin, Stoker shpërthen bukur në zonë, por topi i tij i ulët nuk shfrytëzohet nga sulmuesi Kabral.

3′ Start i mirë për Bazeli, zviceranët bëjnë presing në gjysmëfushë dhe nuk lënë Partizanin të dalë para.

1′ Starton sfida, Bazeli luan topin e parë nga mesi i fushës.

FORMACIONET ZYRTARE

PARTIZANI- Hoxha, Gligorov, Damçevski, Belica, Shehi, Bardhi, Murataj, Rrapaj, Lukas Kardozo, Tedi Cara, Senio Zhunior, Trajner: I.Daja

partizani

BAZELI- Lidner, Pelmard, Frei, Djiga, Lang, Xhaka, Kuintila, Stoker, Palasios, Zhegrova, Kabral, Trajner: P.Rahmen

bazel

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *