LIVE| Partizani-Bylisi/ Përballje emocionuese, “demat e kuq” i falen golit në sekondën e 15-të (VIDEO)



Ka startuar në orën 16:00 në “Air Albania”, ndeshja mes Partizanit dhe Bylisit, e vlefshme për javën e 27-të në Kategorinë Superiore.

bandicam 2021-04-11 15-57-22-178

Pritet një sfidë e luftuar nga të dyja ekipet, që do të kërkojnë me çdo kusht të marrin maksimumin nga sfida e sotme, edhe për shkak të objektivave që kanë.

Kjo përballje, ndryshe nga katër të tjerat luhet një ditë më pas, kështu që të dyja kampet i kanë më të qarta llogaritë se çfarë duhet të kërkojnë.

Pa dyshim Partizanit i vlen vetëm fitorja, nëse synon titullin, por frika e së shkuarës në përballjet me ballshiotët mbetet prezent, pasi Bylisi ka qenë një “mace e zezë” për “demat”. Te Bylisi mbeten me shpresë për ta siguruar mbijetesën pa ndeshje shtesë.

LIVE: PARTIZANI-BYLIS 1-0

Stenio Zhunior 1′

KOMENTI LIVE: 

20′ Partizani fiton një goditje nga këndi, pas devijimit të topit nga mbrojtësi Ymeralilaj.

17′ Paraqitje tepër dinjitoze e të dyja skuadrave në këto minuta të para. Rritëm i kënaqshëm i lojës në “Air Albania”.

14′ Goditje dënimi për Bylisin, në një pozicion tepër të favorshëm, provon Loran, por topi devijohet nga muri mbrojtës dhe shkon në këndore.

10′ Nemanja Kojiç, provon me një gjuajtje me të djathtën, nga jashtë zonës, topi shkon mbi kuadratin e portës së mbrojtur nga Alban Hoxha.

7′ Start fantastik, të kuqtë e kanë nisur sfidën me një marsh tepër të lartë, duke prodhuar aksione fantastike. Nuk mungojnë as kundërpërgjigjet e ballshiotëve.

3’ Rast i pastër për Bylisin, me sulmuesin Antoni, i cili del i vetëm para Hoxhës pas gabimit në pasim të Bitrit. Portieri i Partizanit shpëton portën nga një gol i sigurt.

1′ GOOOOL PARTIZANI 1-0/ Vetëm 15 sekonda ka zgjatur baraspesha. Stenio Zhunior kalon në avantazh skuadrën e kuqe, pas një gafe të portierit Qirko, futbollisti brazilian nuk ka falur, duke tundur rrjetën. 

1′ Ka startuar sfida në “Air Albania”

FORMACIONET ZYRTARE:

Partizani: Hoxha, Belica, Broja,  Mala, Murataj, Hakaj, Bitri, Asani, Bardhi, Çinari, Zhunior,. Trajner: I. Daja

Bylis: Qirko, Ymeraliaj, Hadroj, Janku, Mehmetllari, Kojiç, Beji, Marselinjo, Ntepe, Lorran, Trumci. Trajner: V. Dovedan

2C0BCD11-3A03-48F7-8A50-AF9CAC427623

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *