LIVE PARTIZANI DINAMO / Nis derbi i kryeqytetit, dy skuadrave në krizë nuk u lejohen gabimet









Derbi i kryeqytetit mes Dinamos dhe Partizanit do të jetë shumë më i rëndësishëm, për faktin se përballë vihen dy skuadra të cilat janë në krizë.

bandicam 2021-12-13 19-59-14-818

Mungesa e rezultateve e të dy skuadrave kryeqytetase lë pak vend për gabime, për të mos dalë jashtë objektivave sezonalë. Partizani ka një avantazh prej 2 pikësh ndaj Dinamos në renditje dhe të dy skuadrat tani shohin edhe pas tyre se mund tu afrohen rrezikshëm përsëri skuadrat që luajnë për mbijetesën

LIVE PARTIZANI DINAMO 0-0

MINUTË PAS MINUTE

21’ Pasim thuajse perfekt për Stenio Zhunior në zonë, por ky i fundit nuk kontrollon mirë topin dhe më pas rrëzohet falë një kontakti me Sofranac. Lojtari kërkon penallti, gjyqtari bën shenjë që loja të vazhdojë.

18’ Skuadrat janë shumë më të kujdesshme tashmë, duke mbyllur çdo hapësirë e mos lejuar që kundërshtarët të tentojnë portën.

12’ Ibraimi përgjigjet po me një goditje dënimi, por sfera fluturon mbi traversën e portës së Teqjes.

8’ Goditje dënimi e Zhunior që jep iluzionin e golit. Braziliani gjuan dhe topi prek rrjetën e jashtme.

2’ Ibraimi mundohet të përfitojë menjëherë nga një rivënie e Teqjes, por nuk arrin t’i ndalojë topin gardianit.

1’ Nis ndeshja me shkelmimin nga qendra të Dinamos.

FORMACIONET

Partizani: Teqja, A. Marku, Belica, Sembene, Musta, Kaçe, H. Marku, Rrapaj, Cara, Mala, Zhunior.
Trajner: Ilir Daja

Dinamo: Bakaj, Maliqi, Sofranac, Imami, Samake, Sidibe, Demiri, Skuka, Ibraimi, Mihana, Çinedu.
Trajner: Bledi Shkëmbi

Gjyqtar: Kreshnik Bajramaj

formacione partizani

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.