LIVE PARTIZANI-KUKËSI/ Spektakël i garantuar në “Air Albania”, të kuqtë matin forcën para derbit






Partizani dhe Kukësi janë duke luajtur një ndeshje shumë delikate mes tyre, ku alternativa e vetme është fitorja për objektivat që kanë në këtë edicion.

bandicam 2022-03-02 16-40-55-423

Kjo shihet edhe nga fakti që të dy trajnerët kanë hedhur në fushë rreshtime shumë ofensive për këtë duel, duke i dhënë hapësirë shuëm futbollistëve me tipare sulmuese. Kështu, te Partizani luajnë njëkohësisht Kallaku, Mala, Zhunior, Cara dhe Skuka. Ndërsa nga ana tjetër, te Kukësi janë në fushë nga minuta e parë Taipi, Feizhao, Basha dhe Milunoviç.

LIVE: PARTIZANI-KUKËSI 0-0

KOMENTI LIVE:

9′ Partizani kërkon të kundërpërgjigjet me anë të kundërsulmit. Skuka niset bukur, shmang portierin Tafas që ndërhyn në mënyrë të gabuar, por gjyqtari anësor sinjalizon pozicion jashtë loje. Shpëton skuadra e Kukësit.

5′ Në këto minuta po luhet në gjysmëfushën e Partizanit, blutë e Longos janë hedhur në sulm në kërkim të golit të avantazhit, por mungojnë gjuajtjet e rrezikshme në portën e Alban Hoxhës.

2′ Kukësi fiton goditjen e parë nga këndi, pas topit të devijuar nga Marku. Verilindorët më kërkues në këto minutat të para.

1′ Starton sfida në “Air Albania”

FORMACIONET ZYRTARE

Partizani: Hoxha, A. Marku, Belica, Bitri, Sota, Rrapaj, Kallaku, Mala, Zhunior, Cara, Skuka.
Trajner: D. Mehmeti

Kukësi: Tafas, Ndreca, Pëllumbi, Lulaj, Dragoshi, Hila, De Lukas, Gj. Taipi, Feizhao, Basha, Milunoviç.
Trajner: D. Longo

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.