LIVE PARTIZANI-SKËNDERBEU / Gol apo jo? VAR kthen të kuqtë në avantazh, Cara shënon me gjoks (VIDEO)









Në “Air Albania” luhet ndeshja që mbyll javën med Parizanit dhe Skënderbeut. Të dyja skuadrat nuk po kalojnë një formë të mirë në kampionat dhe kjo ndeshje shihet si momenti i duhur për të bërë kthesën.

sdsdsdsdsd

Partizani ndodhet në vendin e 7 me 12 pikë, kurse Skënderbeu në të 9 me 8 pikë.

PARTIZANI-SKËNDERBEU 2-1
14′ Rrapaj, 27′ Cara / 20′ Mensah

MINUTË PAS MINUTE

34’ Partizani fiton një faull në kufijtë e zonës së rreptësisë. Më pas gjyqtari sinjalizohet nga VAR për të rishikuar aksionin dhe pas 4 minutash, anulon goditjen e dënimit duke sinjalizuar për prekje të topit me dorë nga lojtarët e Partizanit.

27’ GOOOL Partizani. Pas zhvillimit të një goditje nga këndi, Stenio Zhunior ul topin për Carën i cili me gjoks e shtyn në rrjetë. Fillimisht goli anulohet për pozicion jashtë loje, e pastaj VAR, pas 3 minutash pritje, konfirmon golin e rregullt.

24’ Sembene gjuan me kokë pas një goditje dënimi, por Rexhepi pret tentativën qendrore.

20’ GOOOL Skënderbeu, Mensah shënon golin e barazimit. Rrapaj humb topin para zonës së vet dhe i jep mundësinë Berishës që të harkojë për Mensah. Ky i fundit nuk gabon me kokë në shtyllën e parë.

14’ GOOOL Partizani . Një aksion spektakolar i Malës nga e djathta bën që sfera të shkojë te Rrapaj i cili nga distanca lëshon një predhë të pakapshme për Rexhepin.

12’ Pas goditjes së dënimit të larguar nga Rexhepi. Mensah nis një kundërsulm të shpejtë, por vendos të gjuajë duke mos gjetur katërkëndorin në vend që të priste shokët e skuadrës.

10’ Zguro ndal në mënyrë të parregullt Carën dhe ndëshkohet me të verdhë.

8’ Mundësi e artë shënimi për Partizanin. Cara gjuan në hyrje të zonës por Rexhepi grushton, Zguro hutohet dhe Mala i vjen pas shpinës duke goditur përsëri. Me një ndërhyrje të dytë vendimtare, portieri shpëton katërkëndorin.

7’ Goditje dënimi pranë zonës së rreptësisë për Partizanin në krahun e djathtë, Herald Marku tenton goditjen direkte në shtyllën e dytë por nuk gjen katërkëndorin.

2’ Menjëherë shkëndija mes Zguros dhe Kaçes pas një përplasje pranë vijës anësore, situata qetësohet pas ndërhyrjes së gjyqtarit.

1’ Nis ndeshja me shkelmimin e parë nga qendra të Partizanit.

FORMACIONET

Partizani: Teqja, Belica, Sembene, H. Marku, Gligorov, Musta, Kacce, Rrapaj, Mala, Cara, Stenio Zhunior
Trajner: I. Daja

Skënderbeu: Rexhepi, Zguro, Vitija, Dumfur, Meksi, Sadriu, Zhan Viktor, Moraesh, Mara, Berisha, Mensah.
Trajner: M. Memelli

Gjyqtar: Olsion Yzeiraj

 PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *