Partizani pret Skënderbeun në “Elbasan Arena”, në sfidën e javës së 29-të të “Abissnet Superiore”. Të dyja skuadrat janë në kërkim të fitores për dy objektiva të ndryshëm.
Partizani tani do të luaj shansin e fundit për të arritur Europën, pas eliminimit përballë Vllaznisë nga Kupa.
Nga ana tjetër, Skënderbeu do të mundohet të shfrytëzojë matematikën, e cila është e vetmja gjë që e mban në lojë për të qëndruar në Superiore.

REZULTATI LIVE:
PARTIZANI 0-0 SKËNDERBEU
KOMENTI LIVE:
76’ Zëvendësim te Skënderbeu. Largohet Dumfur dhe në vendin e tij futet Kosta Vangjeli.
75’ Rrapaj lëshon një gjuajtje me të djathtën që shkon rrafsh me tokën, por Rexhepi e ndal më së miri atë top.
73’ Mala kroson topin nga një goditje dënimi, por Mirosalvjev nuk godet mirë me kokë.
67’ Duket se ka probleme dhe për Albion Marku, i cili lë fushën. Në vendin e tij futet Murataj.
66’ Korçarët pretendojnë për një tjetër 11-metërsh, pasi Moraes iu vendos dora nga Stenio Jr. brenda zonës, gjë që solli ndërprerjen e ndeshjes.
64’ As edhe një rast i rrezikshëm këto minuta të luajtura në pjesën e dytë, me të dyja skuadrat që mundohen të mos gabojnë.
61’ Zëvendësim te Partizani. Largohet Cara dhe në vendin e tij Mirosalvjev.
59’ Zguro lëshon një krosim të bukur në zonë, por Bitri e largon në goditje këndi duke evituar një moment të rrezikshëm.
53’ Sadriu mban nga fanella Skukën. Goditje dënimi për Partizanin.
46’ Starton pjesa e dytë!
45+1′ Mbyllet pjesa e parë!
45’ Gjyqtari i katërt akordon vetëm 1 minutë shtesë.
41’ Skuka merr një top të bukur brenda zonës, por në një pozicion të mirë për shënim, lëshon një gjuajtje të lehtë që përfundon në duart e Rexhepit.
39’ Dumfur ndëshkohet me karton të verdhë pas një ndërhyrje të gabuar. Lojtari do të humbasë sfidën e radhës me Egnatian.
34’ Mara lëshon një gjuajtje me të djathtën nga goditja e dënimit, por tentativa e tij shkon jashtë kuadratit.
31’ Berisha humbet shansin e artë, i cili nuk finalizon mirë me kokë përballë Alban Hoxhës.
29’ Loja është e përqendruar në mesfushë, me të dyja skuadrat që nuk duan të rrezikojnë.
21’ Eneo Bitri merr një krosim nga Marku dhe lëshon një gjuajtje me kokë, por nuk e gjen dot portën e mbrojtur nga Rexhepi.
15’ Pas konsultimit me VAR, Beqiri vendos të vazhdojë lojën. Nuk ka penallti për Skënderbeun.
14’ Berisha rrëzohet brenda zonës dhe korçarët pretendojnë për një 11-metërsh, por gjyqtari vendos të vazhdojë lojën.
8’ Rrapaj lëshon një gjuajtje nga jashtë zone, por tentativa e tij përfundon jashtë kuadratit.
4’ Zguro shkakton një ndërhyrje të parregullt ndaj Skukës. Goditje dënimi për Partizanin.
1’ Starton sfida!
FORMACIONET ZYRTARE:
PARTIZANI: Hoxha, Belica, Marku, Matondo, Skuka, Stenio Jr., Mala, Cara, Hadroj, Bitri, Rrapaj.
Trajner: Dritan Mehmeti
SKËNDERBEU: Rexhipi, Zguro, Gonçalves, Berisha, Pinto de Moraes, Pusi, Mara, Sadriu, Frashëri, Dumfur, Shehi.
Trajner: Skënder Gega
PANORAMASPORT.AL
© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al