LIVE| Partizani-Teuta/ Ndizet sfida, trajneri Martini kryen 3 zëvendësime (VIDEO)

Ka startuar në orën, 16:00, ndeshja mes Partizanit dhe Teutës, e vlefshme për javën e 25-të.

bandicam 2021-03-21 16-02-16-962

Partizani luan sot një sfidë tepër delikate kundër Teutës, në një takim ku duhet të kthehen patjetër te fitorja pas eliminimit nga Kupa e Shqipërisë. Situata te “demat” nuk është optimale, pasi kanë shpenzuar shumë energji në derbin kundër Tiranës dhe në 120 minutat e luajtura në Kupë kundër Laçit.

Nga ana tjetër, Teuta vjen në këtë ndeshje, pas kualifikimit në Kupë dhe do të kërkojnë gjithashtu fitoren.

PARTIZANI-TEUTA 0-0

KOMENTI LIVE:

61′ Tjetër zëvendësim te Teuta, largohet Krasniqi, vendin e tij e merr Sebino Plaku.

61′ Zëvendësim i detyruar te Teuta, largohet nga loja, Kuro i dëmtuar, vendin e tij e merr Xhekson.

59′ Kundërpërgjigjet Partizani me Jasir Asanin, tentativa e tij shkon jashtë kuadratit.

58′ Rast i pastër për Teutën me Krasniqin, por sulmuesi nuk koordinohet siç duhet brenda zonës.

57′ Zëvendësim te Teuta, largohet nga fusha, Todorovski, vendin e tij e merr Beqja.

53′ Kuro është i ndëshkuari i radhës me karton të verdhë, për ndërhyrje të gabuar.

51′ Lorenco Vila ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar.

49′ Mundësi mjaft e mirë për Teutën me anë të Emiljano Vilës, por tentativa e tij u ndal nga portieri Alban Hoxha.

46′ Starton pjesa e dytë.

Mbyllet pjesa e parë. 

45+1′ Vendimtarje ndërhyrja e kapitenit Renato Arapi, që i heq një mundësi të mirë Çinarit. Mbrojtësi largon rrezikun në këndore.

45′ Akordohet 1 minutë shtesë.

40′ Skuadra e Ilir Dajës, më kërkuese në këto minuta, por rastet e rrezikshme në portat respektive kanë qenë me pikatore.

34′ Teuta fiton goditje e dytë nga këndi.

32′ Bardhi provon me një gjuajtje nga distanca, por fantastik Stivi Frashëri me atë ndërhyrje.

28′ Pranë golit Teuta, me Emiljano Vilën, që provon me kokë pas harkimit nga këndi, por topi shkon mbi kuadratin e portës së mbrojtur nga Alban Hoxha.

27′ Regjistrohet goditja e parë nga këndi.

24’ Melo e ka radhën të provojë portën e durrsakëve, por nuk gjen katërkëndorin.

18′ Regjistrohet e para tentativë drejt portës, provon Çinari nga distanca, por gjuajtja e tij ishte qendrore dhe u ndal nga portieri Frashëri.

12′ Minuta të mira për Partizanin, që provon me anë të Asanit, por tentativa e futbollistit të kuq ndalet nga mbrojtësit e Teutës.

9′ Kundërpërgjigjet Teuta me Dejvi Bregun, por gjuajtja e tij shkon jashtë kuadratit.

4′ Rrezikshëm Partizani me Çinarin, i cili provon me kokë, pas një harkimi nga e majta, por tentativa e tij shkon jashtë kuadratit.

1′ Ka startuar sfida. Teuta shkelmon topin e parë nga qendra.

FORMACIONET ZYRTARE:

PARTIZANI: Hoxha, Mala, Bitri, Belica, Hakaj, Broja, Murataj, Bardhi, Asani, Çinari, Cardoso. Trajner: Ilir Daja.

TEUTA: Frashëri, Todorovski, Hoxha, Arapi, Kouros, Aleksi, Daja, E. Vila, L. Vila, Bregu, Krasniqi. Trajner: Edi Martini

Partizani-Teuta

PANORAMASPORT.AL

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *