LIVE| Partizani-Vllaznia/ Mungojnë thumbimet e të kuqve, shkodranët në kontroll pas avantazhit (VIDEO)





Partizani dhe Vllaznia janë duke “përplasur brirët” mbrëmjen e sotme  në “Elbasan Arena”, me supersfidën e javës së tretë që ka startuar në orën 19:45.

Partizani-Vllaznia5

Për sa i përket statistikave, Partizani dhe Vllaznia janë përballur 161 herë në total, ku 48 herë ka triumfuar Vllaznia, 41 sfida janë mbyllur në barazim dhe 72 herë ka fituar Partizani.

Të dy trajnerët Daja dhe Brdariç kanë bërë publike formacionet zyrtare, duke hedhur në fushë lojtarët më në formë të momentit.

LIVE: PARTIZANI – VLLAZNIA 0-1
4′ Da Silva

KOMENTI LIVE: 

29’ Pas një goditje nga këndi, topi shkon te Cara jashtë zonës. Mesfushori provon me të djathtën nga një pozicion ballor por fluturon sferën mbi traversë pa shqetësuar Zogoviç.

27’ Topi harkohet në zonë nga Gligorov, direkt në duart e Zogoviç.

26’ Gurishta ndëshkohet me karton të verdhë pasi po protestonte para gjyqtarit për vendin ku do të ekzekutohej një goditje dënimi e Partizanit në krahun e djathtë.

22’ Manovra e Partizanit duket e lexueshme deri tani, me Vllazninë që nuk ka vështirësi të kontrollojë gjithçka.

17’ Kaçe provon me një goditje dënimi ballore, por topi devijohet nga muri. Gjyqtari Koçi nuk pranon pretendimet e të kuqve për prekje topi me dorë në barrierën e kuqebluve.

15’ Qarkullim i gjatë i topit i Partizanit, i cili mundohet që të gjejë hapësira në zonë kundërshtare, por shkodranët mbrohen me kujdes.

12’ Tjetër nismë e Vllaznisë në krahun e djathtë duke kërkuar Da Silva, por braziliani zihet në pozicion jashtë loje.

7’ Lukas Kardozo përfundon menjëherë në listën e të ndëshkuarve me karton të verdhë.

4’ GOOOL Vllaznia, shënon Da Silva. Latifi shmanget mirë në krahun e majtë dhe në mënyrë të papritur çon topin në qendër ku Da Silva nuk gabon duke tundur rrjetën.

2’ Cara merr krahun në të djathtën dhe nis një harkim perfekt në shtyllën e dytë për Zhunior. Goditja e tij me kokë nuk përfundon në katërkëndor, me topin që shkon jashtë ngjitur me shtyllën.

1′ Starton sfida në “Elbasan Arena”.

FORMACIONET ZYRTARE:

PARTIZANI: Hoxha, Belica, Musta, Gligorov, Shehi, Marku, Mala, Kaçe, Cara, Kardozo, Stenio Zhunior. Trajner: Ilir Daja.

VLLAZNIA: Zogoviç, Gurishta, Adili, Hakaj, Kruja, Krymi, Jonuzi, Da Silva, Heriç, Latifi, Aralica. Trajner: Thomas Brdariç.

GJYQTARË: Andi Koçi (Durrës), Rejdi Avdo (Tiranë), Erind Burgu (Fushë-Krujë)

VAR: Eldorjan Hamiti (Lezhë), AVAR: Neril Bregasi (Tiranë)

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *