LIVE| Partizani-Vllaznia/ Ndërhyn edhe VAR-i në fund të pjesës së parë, kuqeblutë e mbyllin në avantazh (VIDEO)





Partizani dhe Vllaznia janë duke “përplasur brirët” mbrëmjen e sotme  në “Elbasan Arena”, me supersfidën e javës së tretë që ka startuar në orën 19:45.

Partizani-Vllaznia5

Për sa i përket statistikave, Partizani dhe Vllaznia janë përballur 161 herë në total, ku 48 herë ka triumfuar Vllaznia, 41 sfida janë mbyllur në barazim dhe 72 herë ka fituar Partizani.

Të dy trajnerët Daja dhe Brdariç kanë bërë publike formacionet zyrtare, duke hedhur në fushë lojtarët më në formë të momentit.

LIVE: PARTIZANI – VLLAZNIA 0-1
88′ Rrapaj / 4′ Da Silva

KOMENTI LIVE: 

90’+2’ Janë të kuqtë të cilët shtyjnë para me shpejtësi për të gjetur një tjetër gol, por mbyllen mirë nga prapavija e kuqebluve.

90’ jepen 4 minuta shtesë.

88’ GOOOL Partizani, shënon Rrapaj. Pas një aksioni të gjatë të të kuqve, me harkime radhazi nga krahët, topi shkon te mesfushori i cili gjuan nga jashtë zonës duke dërguar sferën në rrjetë.

86’ Harkim në zonë për Filipoviç, gjuajtja e sulmuesit kthehet nga traversa pas devijimit të Zogoviç.

83’ Aralica i lë vendin Çobës në radhët e shkodranëve në minutat e fundit.

83’ Filipoviç ndëshkohet me të verdhë për një ndërhyrje ndaj Hakajt.

79’ Harkim interesant i Hakajt nga e majta, duke kaluar topin mbi mbrojtësit, Sota largon sferën në momentin e fundit.

78’ Tjetër lëvizje e dyfishtë për Partizanin. Largohen Mala dhe Kardoso ndërsa futen në fushë Filipoviç dhe Rrapaj.

76’ Kombinim mes Kardozo dhe Zhunior. Ky i fundit mundohet të gjuajë fluturimthi por nuk ka kontaktin e duhur me topin që shkon jashtë.

74’ Kundërzbritje e shpejtë e Vllaznisë, Kruja vjen me shpejtësi pas shpinës së mbrojtjes dhe gjuan por nuk arrin të shënjëstrojë kuadratin e Hoxhës.

71’ Aksion i gjatë i Partizanit, topi nga e majta harkohet në zonë ku Adili me një devijim arrin të largojë rrezikun para se topi të shkonte te Zhunior.

69’ Përgjigjet Brdariç me largimin e Latifit dhe aktivizimin e Gjurgjeviç.

68’ Zëvendësim i dyfishtë te Partizani me A. Markun e Sotën të cilët zënë vendin e H. Markut dhe Gligorov.

66’ Aksion në të djathtën e i Partizanit me dyshen Cara-Gligorov që kombinon mirë por pasimi i mbrojtësit drejt qendrës është i gabuar dhe mbrojtja largon rrezikun.

62’ Pas një harkimi në zonë, Shehi devijon drejt portës por pa shqetësuar Zogoviç i cili kontrollon me qetësi.

60’ Latifi nis një tjetër duel me Belicën, këtë herë është mbrojtësi i Partizanit që fiton duke larguar sferën.

55’ Karton i verdhë për protesta edhe për Ergys Kaçen.

53’ Lojë në mesfushë në këto minuta me skuadrat që bëjnë shumë gabime në pasime duke mos arritur të krijojnë aksione të rrezikshme.

46’ Menjëherë pretendime të Vllaznisë për penallti pas një kontakti mes Belicës dhe Latifit, gjyqtari bën shenjë që loja të vazhdojë.

46’ Rifillon pjesa e dytë, pa ndryshime mes skuadrave.

45’+3’ Mbyllet pjesa e parë mes protestave të shkodranëve që po nisnin një kundërsulm në ato momente.

45’ Pas ekzekutimit të goditjes së dënimit, Vllaznia nis një kundërsulm të shpejtë me Latifin i cili provon nga distanca, duke rrezikuar portën e Hoxhës.

44’ VAR i bën thirrje kryesorit Koçi që të shohë një shkelje të Latifit. Në fund kryesori jep të verdhin për sulmuesin.

43’ Vllaznia humb Da Silva për dëmtim pas atij kontakti me Hoxhën. Në fushë futet Dianje.

41’ Cara provon me kokë në zonë, por nuk ia del të kalojë Zogocivv i cili kontroll topin.

37’ Pasim i gabuar mbrapa i Malës, Da Silva niset drejt portës por Hoxha tregohet vendimtar me një dalje alla-Nojer duke i hequr topin nga këmbët brazilianit.

35’ Goditje dënimi për shkodranët në anën tjetër të fushës. Latifi provon të gjuajë direkt në portë, duke gjetur devijimin vendimtar të Hoxhës i cili kalon sferën mbi traversë.

35’ Goditje dënimi për shkodranët në anën tjetër të fushës. Latifi provon të gjuajë direkt në portë, duke gjetur devijimin vendimtar të Hoxhës i cili kalon sferën mbi traversë.

32’ Fluturim i Zogoviç, i cili devijon një goditje dënimi thuajse perfekte të Kaçes.

30’ Karton i verdhë për Adilin, i cili ndërhyn në mënyrë të parregullt kudër Kardozo pranë zonës

29’ Pas një goditje nga këndi, topi shkon te Cara jashtë zonës. Mesfushori provon me të djathtën nga një pozicion ballor por fluturon sferën mbi traversë pa shqetësuar Zogoviç.

27’ Topi harkohet në zonë nga Gligorov, direkt në duart e Zogoviç.

26’ Gurishta ndëshkohet me karton të verdhë pasi po protestonte para gjyqtarit për vendin ku do të ekzekutohej një goditje dënimi e Partizanit në krahun e djathtë.

22’ Manovra e Partizanit duket e lexueshme deri tani, me Vllazninë që nuk ka vështirësi të kontrollojë gjithçka.

17’ Kaçe provon me një goditje dënimi ballore, por topi devijohet nga muri. Gjyqtari Koçi nuk pranon pretendimet e të kuqve për prekje topi me dorë në barrierën e kuqebluve.

15’ Qarkullim i gjatë i topit i Partizanit, i cili mundohet që të gjejë hapësira në zonë kundërshtare, por shkodranët mbrohen me kujdes.

12’ Tjetër nismë e Vllaznisë në krahun e djathtë duke kërkuar Da Silva, por braziliani zihet në pozicion jashtë loje.

7’ Lukas Kardozo përfundon menjëherë në listën e të ndëshkuarve me karton të verdhë.

4’ GOOOL Vllaznia, shënon Da Silva. Latifi shmanget mirë në krahun e majtë dhe në mënyrë të papritur çon topin në qendër ku Da Silva nuk gabon duke tundur rrjetën.

2’ Cara merr krahun në të djathtën dhe nis një harkim perfekt në shtyllën e dytë për Zhunior. Goditja e tij me kokë nuk përfundon në katërkëndor, me topin që shkon jashtë ngjitur me shtyllën.

1′ Starton sfida në “Elbasan Arena”.

FORMACIONET ZYRTARE:

PARTIZANI: Hoxha, Belica, Musta, Gligorov, Shehi, Marku, Mala, Kaçe, Cara, Kardozo, Stenio Zhunior. Trajner: Ilir Daja.

VLLAZNIA: Zogoviç, Gurishta, Adili, Hakaj, Kruja, Krymi, Jonuzi, Da Silva, Heriç, Latifi, Aralica. Trajner: Thomas Brdariç.

GJYQTARË: Andi Koçi (Durrës), Rejdi Avdo (Tiranë), Erind Burgu (Fushë-Krujë)

VAR: Eldorjan Hamiti (Lezhë), AVAR: Neril Bregasi (Tiranë)

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *