LIVE| POLONI-ARGJENTINË/ Dominim asfiksues i kombëtares “Albiceleste”! Szczesny i pakalueshëm, i pret penalltinë Messi-t (VIDEO)









Ndeshja mes Polonisë dhe Argjentinës do të ketë vëmendjen e gjithë botës sot pasi në këtë përballje do të mësohet fati i skuadrës latino-amerikane e cila edhe pse pretendente për trofeun, e nisi shumë keq rrugëtimin e saj në këtë Botëror duke humbur sfidën e parë.

poloni argjentine

Pakkush priste që në një grup të tillë sfida të bëhej vendimtare dhe mund të rrezikojë eliminimin e një prej këtyre dy ekipeve. Meqë gjithçka është në lojë plotësisht, trajnerët kanë qenë të kujdesshëm në ndërtimin e formacioneve.

Kështu, Polonia shfaqet me vetëm Levandovskin në sulm, me një mesfushë të mbipopulluar që do të mundohet të ndalë ofensivën argjentinase. Ndërsa të kjo e fundit, nga minuta e parë luan Alvarez përkrah Mesit dhe Di Marias, me Lautaro Martinez në stol pasi ka zhgënjyer plotësisht në ndeshjet e para me “Albiceleste”.

PËR RENDITJEN DHE KALENDARIN KLIKONI KËTU.

LIVE: POLONI-ARGJENTINË 0-0

KOMENTI LIVE:

45′ Akordohen 3 minuta shtesë!

43′ Alavarez lëshon një predhë në hyrje të zonës, gjuajtja e tij ishte qendrore dhe u grushtua nga Shezni.

42′ Presion asfiksues i Argjentinës, që ushtron presion të vazhdueshëm në zonën e Polonisë.

39′ E pabesueshme, Lionel Mesi humbet penallti, gjuajtja e tij ndalet nga portieri Shezni, në festë polakët. Pritje fantastike e gardianit të Juventusit.

36′ Minuta mjaft të mira për Argjentinën, që kërkon me ngulm golin e avantazhit. Mesi kërkon penallti pas një përplasje me portierin. Pas konsultës me VAR-in, gjyqtari akordon penallti.

height=”100%” frameborder=”0″ allowfullscreen=”allowfullscreen”>

33′ Di Maria provon të surprizojë me një gjuajtje nga goditja e këndi, por i vëmendshëm Shezni që grushton rrezikun në këndore.

28′ Dy shanse të mira për Argjentinën me Alvarez dhe Akunja, por shpëton për mrekulli porta e Polonisë.

16′ Provon edhe Akunja, me të djathtën nga brenda zonës, por topi shkon shumë larg kuadratit. Më kërkuese Argjentina në këto minuta.

10′ Tjetër sinjal i rrezikshëm nga Mesi, që u fut bukur nga e majta e zonës, provoi me një goditje diagonal, por topi u grushtua nga Shezni. Minuta të mira për argjentinasit.

7′ Mesi jep sinjalin e parë të rrezikshme, por goditja e tij ishte e lehtë dhe përfundoi drejt e në duart e Sheznit.

5′ Rritëm i kënaqshëm në këto minuta të para, me të dyja skuadrat që kërkojnë të ndërtojnë aksione të rrezikshme.

1′ Starton sfida!

FORMACIONET ZYRTARE

ffffff

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com