LIVE PORTUGALI-FRANCË/ Përsëri duhen shtesat, nuk ka fitues në kohën e rregullt mes dy skuadrave (VIDEO)

live portugali france perseri duhen shtesat nuk ka fitues ne kohen e rregullt mes dy skuadrave video



































Portugali do të përballet kundër Francës në Hamburg, takim i vlefshëm për raundin çerekfinal të Kampionatit Europian 2024.

Capture

Luzitanët vijnë në këtë sfidë nga një kualifikim i vështirë kundër Sllovenisë, ku u deshën penalltitë për të shpallur fituesin. 30 minuta më shumë në këmbët e futbollistëve mund të jenë vendimtare në aspektin fizik në këtë sfidë që nuk duhet të tolerehot as gabimi më i vogël. Kristiano Ronaldo kërkon akoma golin e parë në këtë Europian dhe ndoshta e ka ruajtur për t’i dhënë një surprizë popullit të tij dhe t’ua bëj nën kampionëve të botës.

“Gjelat” nga ana tjetër arritën të kualifikoheshin duke mundur minimalisht Belgjikën me rezultatin 0-1. Ekipi i Deshmaps ka treguar shenja jo të mira gjatë këtyre ndeshjeve të para, ku mezi kaluan grupin dhe më pas nuk ishin të qartë para portës me belgët. Ata duhet të tregojnë sot se pse quhen si një nga pretendentët për fitimin e trofeut, dhe duhet ta bëjnë këtë gjë përballë një ekipi të “etur” për trofe, siç është Portugalia.

LIVE PORTUGALI-FRANCË 0-0

NGJARJET KRYESORE

105’ Mbyllet pa rrjeta të tundura pjesa e parë shtesë.

105’ Konseisao nga e djathta tenton një goditje spektakolare, por sfera shkon larg portës.

102’ Harkim në zonë për Leaon, sulmuesi dy herë radhazi nuk ia del të gjuajë drejt portës.

97’ Mundësi e mirë e Turam i cili tenton portën në pozicion ballor. shënjestra e tij nga jashtë zonës është shumë e gabuar.

93’ Konseisao jep një pasim të artë për Ronaldon, gjuajtja e këtij të fundit është për t’u harruar. (VIDEO)

91’ Fofana merr vendin e Kamavinga në fillimin e kohës së parë shtesë.

90’+3’ Mbyllet pa gola ndeshja dhe duhen kohët shtesë për të caktuar gjysëmfinalistin.

90’+3’ Mbape tenton nga jashtë zonës, gjen në pozicion Diogo Kosta. (VIDEO)

90’+1’ Ruben Nevesh merr vendin e Palinja në radhët e Portugalisë.

90’ Jepen 3 minuta shtesë.

89’ Përsëri Kante është ai që provon të befasojë me një gjuajtje nga jashtë zonës, portieri portugez i përgjigjet i vëmendshëm.

88’ Kante provon me një gjuajtje nga distanca, sfera shkon në duart e Diogo Kosta. (VIDEO)

86’ Turam merr vendin e Kolo Muani në radhët e Francës.

84’ Saliba ndëshkohet me karton të verdhë pas një faulli ndaj Konseisaos.

79’ Palinja ndëshkohet me karton të verdhë pas një faulli ndaj Mbape.

75’ Zhoao Kanselo dhe Bruno Fernandes i lënë vendin në fushë Semedos dhe Konseisaos.

74’ Dembele nga e majta provon një gjuajtje të harkuar në shtyllën e dytë, pa arritur të çojë sferën në katërkëndor. (VIDEO)

70’ Kamavinga ka një tjetër mundësi të artë për të shënuar me një diagonale para portës, sfera përfundon jashtë. (VIDEO)

69’ Rafael Leao nga e majta niset drejt portës, Kamavinga me një ndërhyrje të shkëlqyer largon sferën në këndore. (VIDEO)

54’ Bernardo Silva me kokë tenton portën, Mbape i kthyer në mbrojtje ndal sferën dhe pastaj kërkon ndihmën mjekësore për goditjen në kokë. (VIDEO)

50’ Mendes hyn në zonë në të majtën duke u rrëzuar, me një simulim të dukshëm që nuk gënjen gjyqtarin. (VIDEO)

48’ Mbape lëshon një gjuajtje të fortë por është qendrore dhe shkon në duart e Diogo Kosta.

46’ Nis pjesa e dytë pa zëvendësime mes skuadrave.

45’ Mbyllet pa gola pjesa e parë.

42’ Bruno Fernandes tenton me një goditje dënimi të shpejtë, pa gjetur portën e Menja. (VIDEO)

34’ Kamavinga pason për Grizman në qendër të zonës, Bruno Fernandes arrin të largojë sferën në këndore para se francezi të gjuajë.

28’ Kundërsulm i shpejtë i francezëve me Mbape, më pas disa futbollistë me radhe tentojnë të gjejnë portën, me Kamavingën në fund i cili fluturon topin mbi traversë.

27’ Leao nga e majta mundohet të driblojë Kunde, pason në qendër por fiton vetëm një goditje këndi.

20’ Predhë nga distanca e Teo Hernandez, Diogo Kosta grushton dhe largon rrezikun. (VIDEO)

16’ Bruno Fernandes tenton me një gjuajtje të fortë nga jashtë zonës, sfera devijohet dhe përfundon jashtë. (VIDEO)

12’ Shumë gabime në fazën ofensive nga të dy skuadrat, të cilat deri tani nuk kanë krijuar gjuajtje drejt portës.

8’ Mendes harkon nga e majta në zonë, Tçuameni largon rrezikun.

3’ Sulkme të shpejta të francezëve në minutat e para, luzitanët mbrohen mirë dhe shmangin situata të rrezikshme.

1’ Nis dueli.

FORMACIONET ZYRTARE

gffhh

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” <!–

–> © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts