LIVE| Portugali-Francë/ Tjetër penallti në Budapest! Benzema vendos baraspeshën, në festë “gjelat” (VIDEO)






Duke filluar nga ora 21:00 është duke u luajtur supersfida Portugali-Francë në stadiumin “Pushkash Arena” të Hungarisë. E gjithë bota e futbollit mban sytë nga kjo ndeshje e cila premton spektakël në fushë.

Benzema

Portugalia vjen pas humbjes me Gjermaninë dhe e shohin ndeshjen me Francën si pika e kthesës në konfirmimin e tyre si kampionë të Europës. Dy kombëtare i ndan 1 pikë, teksa “gjelat” e kanë siguruar kualifkimn për në fazën e 1/8-ve pasi ndodhen në kuotën e 4 pikëve.

Në precedentët me dy skuadrave, dominojnë francezët teksa në 27 takime, “gjelat” numërojnë 19 fitore, 6 fitore u takojnë luzitanëve dhe 2 takime janë ndarë në barazim.

Për sa i përket formacioneve, trajneri i Portugalisë, Santos i ka besuar sulmin Zhotës dhe Bernardo Silvës të cilët do të jenë në ndihmë të yllit të ekipit Kristiano Ronaldo.

Në krahun tjetër, trajneri Deshamp do të hedhë në fushë të gjithë artilerinë e rëndë, duke aktivizuar në sulm Mbapen, Grizmanin dhe Benzeman. Si duket tekniku francez ka vendosur të zgjedhë yllin e Realit përpara Olivier Zhirusë i cili po kalon një formë mjaft të mirë kohët e fundit.

LIVE: PORTUGALI-FRANCË 1-0

Kristiano Ronaldo 30′ (p)

KOMENTI LIVE:

30′ GOOOOOL PORTUGALIA 1-0/ Kristiano Ronaldo kalon në avantazh luzitanët. Ylli portugez tregohet i saktë nga pika e bardhë e penalltisë! 

27′ Penallti për Portugalinë, e shkakton portieri Loris, pas ndërhyrjes ndaj futbollistit Danilo. Gardiani i “gjelave”, godet me grusht futbollistin e luzitanëve, pas një dueli në ajër.

20′ Varan për pak sa nuk i bën një dhuratë Kristiano Ronaldos, i cili provon me një gjuajtje fluturimthi, por jashtë kuadratit.

16′ Të parin shans të vërtetë në këtë mbrëmje e krijon Mbape! Ylli francez del i vetëm përballë portierit, provon me një gjuajtje, por grushtohet nga Rui Patrisio!

12′ Presing dhe kombinime të shumta në mesfushë! Ende asnjë shans i rrezikshëm në portat respektive.

6′ Një zjarr i vërtet në këto minuta të para, me të dyja skuadrat që kërkojnë golin e avantazhit.

2′ Franca e nis në sulm dhe kërkon të avancojë përpara me Toliso, por kontrollon gjithçka Rui Patrisio.

1′ Starton sfida në Budapest!

FORMACIONET ZYRTARE

Portugali: Rui Patrisio, Semedo, Dias, Pepe, Guerreiro, Mutinjo, Danilo, Sançes, Zhota, Ronaldo, Silva, Trajner: F.Santos

Francë: Loris, Kunde, Varane, Kimpembe, Hernandez, Kante, Pogba, Toliso, Grizman, Mbape, Benzema, Trajner: D.Deshamp

portugali france

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *