LIVE PORTUGALI – GANË/ Cristiano Ronaldo kalon në avantazh luzitanët me…penallti (VIDEO)









Portugalia dhe Gana ndeshen me njëra tjetrën në “Stadium 974”, në sfidën e vlefshme për grupin H të Botërorit të Katarit.

portugali gane

Luzitanët e drejtuar nga Fernando Santos në stol dhe Kristiano Ronaldo në fushë duan ta nisin në mënyrën më të mirë të mundshme këtë kompeticion.

Nga ana tjetër, Gana do të kërkojë që të dhurojë surprizën e tretë të këtij Botërori dhe të shpresojë në një kualifikim të mundshëm.

LIVE:

PORUGALI 0-0 GANË
65′ (p) Ronaldo

KOMENTI LIVE:

65’ GOOOL PORTUGALIA! Ronaldo nuk gabon nga pika e bardhë dhe i jep avantazhin Portugalisë.

62’ Penallti për Portugalinë. Ronaldo rrëzohet në zonë pas një kontakti dhe gjyqtari nuk heziton të bëjë shenjë nga pika e bardhë.

55’ Kundërzbritje e shpejtë e Ganës me Kudus, gjuajtja e tij diagonale përfundon jo shumë larg katërkëndorit të portës së Portugalisë.

46’ Rifillon sfida mes dy ekipeve.

45’+2′ Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes. 

41’ Ronaldo kërkon me çdo kusht golin me shpërthime në krahun e majtë, por në të dy rastet nuk ia del të kalojë mbrojtësit kundërshtarë me gjuajtjet e tij që bllokohen.

31’ Ronaldo gjen hapësirën dhe gjuan duke gjetur rrjetën. Por gjyqtari anulon gjithçka mes protestave, duke akorduar një faull kundër sulmuesit portugez i cili kishte shtyrë mbrojtësin kundërshtar.

10′ Ronaldo del i vetëm me portierin, por tentativa e tij ndalet nga Ati-Zigi dhe ky i fundit fiton dhe një faull.

5′ Otavio provon me një gjuajtje nga distanca, por tentativa e tij e dob9t shkon jashtë.

1′ Staron sfida!

FORMACIONET ZYRTARE:

351654654

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *