LIVE| Portugali-Gjermani/ Aksion fantastik! Skuadra e Joakim Lëv e papërmbajtshme, realizon edhe golin e tretë (VIDEO)






Ka startuar në orën 18:00, ndeshja mes Portugalisë dhe Gjermanisë, e vlefshme për Grupin F. Pritet një sfidë e luftuar nga të dyja ekipet, që do të kërkojnë me çdo kusht të marrin maksimumin nga ndeshja e sotme. Gjermania do të luajë shansin e fundit për të shpresuar në një kalim të grupit të ferrit.

Gjermania autogoli 2

Pas humbjes 1-0 me Francën në ndeshjen parë, skuadra e Joakim Lëvit është e dënuar për të fituar ndaj kampionëve të Europës. Për shumë tifozë, ky duket një mision i pa mundur dhe pse disa specialistë mendojnë që ky është momenti i duhur për t’u ringritur.

Në përballjet direkte, këto dy skuadra kanë luajtur 19 herë. Tetë ndeshje miqësore, nga të cilat 5 i ka fituar Gjermania, 1 Portugalia dhe 1 ndeshje është ndarë në barazim.

Fillimi i ndeshjes Gjermani Portugali

Për Botëror nga gjashtë ndeshje të luajtura, 3 kanë shkuar në favor të gjermanëve, 1 për luzitanët dhe 2 ndeshje janë ndarë në barazim. Në Europian regjistrohen 4 takime, 2 të fituara nga “Pancerat” dhe 1 nga portugezët. Një ndeshje është ndarë në barazim.

LIVE: PORTUGALI-GJERMANI 2-4

Kristiano Ronaldo 15′ , Zhota 67′ / Ruben Diaz 35′ (autogol), Guerrero 39′  (autogol) , Haverc 50′, Gosens 60′  

KOMENTI LIVE: 

67′ GOOOOOOL PORTUGALIA 2-4/ Lumë realizimesh në Mynih. Shënon edhe Diego Zhota, i cili rihapt edhe njëherë sfidën. Futbollisti i Liverpulit shtyn topin në rrjetë pas asistit të Ronaldos. 

60′ GOOOOOL GJERMANIA 1-4/ Spektakolarë “Panzerat”! Realizon edhe futbollisti i Atalantës, Gosens. Pas një harkimi të Kimish nga e djathta, futbollisti gjerman godet saktë me kokë brenda zonës! 

58′ Portugalia kryen një tjetër zëvendësim, largohet Karvajo, në fushë Rafa Silva.

50′ GOOOOOL GJERMANIA 1-3/ Aksion spektakolar skuadra e Joakim Lëv shënon edhe golin e tretë. Kësaj here ishte Haverc, i cili pas një aksioni perfekt, shtyu në rrjetë një top të mrekullueshëm të Gosens. 

46′ Starton pjesa e dytë. Portugalia kryen menjëherë zëvendësim, largohet nga fusha Bernardo Silva, vendin e tij e zë Renato Sançez.

Mbyllet pjesa e parë! 

45+3′ Pranë golit të tretë Gjermania me Gnabrin, por tentativa e tij u ndal nga portieri.

45′ Akordohen 3 minuta shtesë!

39′ GOOOOOOL GJERMANIA 1-2/ Përmbysje e çmendur në Mynih. Luzitanët shkaktojnë një tjetër autogol me Guerreron. Në festë gjermanët. 

35′ GOOOOOL GJERMANIA 1-1/ Vendoset baraspesha, Ruben Diaz shkakton autogol, duke devijuar topin e harkuar nga Gosens. 

30′ Gjermania hidhet në sulm në kërkim të golit të barazimit, por mbrohen mirë portugezët që nuk lejojnë hapësira në prapavijë.

25′ Shans i artë për Gjermaninë, pas harkimit të Gnabrit, mbrojtësi Humels nuk arrin të devijojë me kokë nga brenda zonës.

22′ Drithërima në portën e Gjermanisë, topi kalon gjithë pasqyrën e portës dhe shkon jashtë kuadratit.

18′ Gjermania provon të kundërpërgjigjet me Gosens, por tentativa e tij ishte qendrore dhe shkoi drejt e në duart e Rui Patrisios.

15′ GOOOOOL PORTUGALIA 1-0/ Shtangen gjermanët, Kristiano Ronaldo, i ndëshkon në momentin më të mirë të mundshëm. Ylli portugez nuk fal me portën e boshatisur pas asistit të Zhotës. 

13′ Tomas Myler provon me një goditje fluturimthi nga jashtë zonës, por tentativa e tij shkon drejt e në duart e portierit.

10′ Tjetër shans shënimi për Gjermaninë. Pas tentativës së Haverc nga distanca, grushton në vështirësi Rui Patrisio, provon të përfitojë Gnabri, por pa sukses. Mbetet në sulm Gjermania.

5′ Gjermania gjen rrugën e rrjetës me anë të Gosens, por goli anulohet për pozicion jashtë loje të Gnabrit. Edhe pse futbollisti i Bajernit nuk e preku topin, marrja pjesë në aksion i “dogji” golin gjermanëve.

3′ Gjermania shfaqet më kërkuese në këto minuta të para, edhe pse ende s’është krijuar asnjë rast i rrezikshëm.

1′ Ka startuar sfida në Mynih! Gjermania luan topin e parë nga qendra!

FORMACIONET ZYRTARE: 

Portugalia: Patrisio, Karvajo, Danilo, Dias, Fernandes, Guerreiro, Zhota, Pepe, Semedeo. Silva, Kristiano Ronaldo, Trajner: F.Santos

Gjermania: Nojer, Ginter, Rudiger, Gosens, Humels, Gyndoan, Kimish, Kros, Myler, Haverc, Gnabri, Trajner: J.Lëv

1111

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *