LIVE| PSG-Bajern/ Zhbllokohet sfida, një ish ndëshkon francezët (VIDEO)



Luhet duke filluar nga ora 21:00 sfida PSG-Bajern Mynih, e vlefshme për fazën çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

mbappe.psg.2020.21.esulta.bayern.750x450

Parisienët vijnë pas një fitore të madhe 2-3 në “Allianz Arena”, teksa ditën e sotme do të kërkojnë të tregojnë se janë një kockë e fortë në Europë. Kualifikimi ndaj Barcelonës dhe fitorja ndaj Bajernit ka rritur vetëbesimin e francezëve të cilët tani e cilësojnë veten si një ndër favoritët kryesorë për të fituar Ligën e Kampionëve.

Në këtë ndeshje trajneri Poçetino nuk do të ketë në dispozicion kapitenin Markinjos, I cili u dëmtua sfidën e parë, sulmuesin Mauro Ikardin, i cili ka shfaqur problem me muskulin dhe mbrojtësin Kurzava, i cili ka shfaqur problem në kofshë.

Në kampin tjetër situate nuk duket aspak e qetë, ku  është përfolur për  një përplasje midis trajnerit Flik dhe drejtorit sportiv të klubit, Hasan Salihamixhiç. Kjo përplasje ka çuar dhe në diskutime për një shkarkim të mundshëm të trajnerit Flik, i cili do të vinte si pasojë e rezultateve të dobëta javët e fundit, ku përveç humbjes ndaj PSG-s, Bajerni mori një barazim zhgënjyes 1-1 ndaj skuadrës së Unionit të Berlinit në kampionat.

Mbrëmjen e sotme, bavarezët do t’i luajnë të gjitha kartat pasi vijnë si kampionët në fuqi dhe nuk duan të laergohen kështu nga kompeticioni. Trajneri Flik do të duhet të bëjë pa sulmuesin polak Levandovski pas problemeve në gju, dhe do të mungojë gjithashtu dhe sulmuesi tjetër Gnabri për shkak të infektimit me Covid-19. Ndeshja pritet të jetë mjaft e luftuar dhe pritet një sfidë e fortë nga të dyja ekipet.

LIVE| PSG-Bajern 0-1

Çupo-Moting 40′

FORMACIONET ZYRTARE:

PSG: Navas, Kimpembe, Dialo, Dagba, Gueje, Danilo, Di Maria, Draksler, Nejmar, Paredes, Mbape. Trajner: M. Poçetino.

Bayern Mynih: Nojer, Pavar, Kimish, Boateng, Dejvis, Hernandez, Alaba, Myler, Koman, Sane, Cupo-Moting. Trajner: H. Flik

1

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *