LIVE REAL-BAJERN/ Drithërima në portën bavareza, shtylla dhe Nojer i mohojnë golin spanjollëve (VIDEO)

live real bajern dritherima ne porten bavareza shtylla dhe nojer i mohojne golin spanjolleve video































Sot në orën 21:00 ka startuar ndeshja e kthimit e raundit gjysmëfinal të Ligës së Kampioneve, midis Real Madrid dhe Bajern Mynih.

440749033_913256940811063_7504404866639396709_n

Deri më tani e kemi mësuar se kush do të jetë finalisti i parë, ndërsa sonte do të mësohet edhe i dyti, nëse do të jetë Real Madridi, ekipi më me shumë trofe në historinë e Champions, apo Bajerni, dhe të mund të shikojmë një finale totalisht gjermane në “Uemblei”.

Karlo Ançeloti e ka ekipin të kompletuar në përballjen e sotme dhe ka futur 11 lojtarët më të mirë në dispozicion në fushë. Për sa i përket Tomas Tuhel, vërehet një zgjedhje e çuditshme në rreshtimin e tij, ku mund të shohim që në vend të Goreckas ka vendosur ta startojë sfidën me mesfushorin Pavloviç.

LIVE: REAL MADRID – BAJERN MYNIH 0-0

KOMENTI LIVE: 

27′ Bajerni bën një zëvendësim të detyruar, largohet nga fusha Gnabri i dëmtuar, vendin e tij e merr Alfonso Dejvis.  

13′ Drithërima në portë e Bajernit, shtylla dhe Nojer i mohojnë golin Realit. (VIDEO) 

8′ Kundërpërgjigjet Bajerni me Gnabrin, por sulmuesi gabon në finalizim, teksa as nuk shënjestron portën dhe as nuk asiston për shokun e skuadrës brenda zonës. (VIDEO) 

6′ Minuta mjaft të mira për Realin, që i shkon pranë golit të avantazhit me Rodrigo, por sulmuesi brazilian nuk arrin të devijojë dot topin pavarësisht zgjatjes. Ndërkohë që Bellingham rrëzohet brenda zonë, por nuk ka penallti. (VIDEO) 

1′ Reali e nis zjarr sfidën, teksa fiton goditjen e parë nga këndi në sekondën e 17-të me Vinicius.

1′ Starton sfida në “Bernabeu”!

FORMACIONET ZYRTARE

REAL MADRID (4-3-2-1): Lunin; Karvahal, Rydiger, Naço, Mendi; Valverde, Kros, Tçuameni; Bellingam; Rodrigo, Vinicius.

Trajner: Karlo Ançeloti

BAJERN MYNIH (4-2-3-1): Nojer; Mazraui, Dajer, De Ligt, Kimish; Pavloviç, Laimer; Gnabri, Musiala, Sane; Kejn.

Trajner: Tomas Tuhel

adssdaadsdasadsadsads

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” <!–

–> © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts