LIVE Real Madrid-Barcelona/ Dominim absolut me golin e tretë katalanas, turpërohet skuadra e Ançelotit në “Bernabeu” (VIDEO)

Real Madrid dhe Barcelona përballen sot në “El Clasico”, i cili ndoshta nuk do të ndikojë garën për titullin kampion, pasi madrilenët janë shumë të shkëputur, por padyshim mund të ndihmojë katalanasit moralisht në një sezon të komplikuar.

Ançeloti duhet të luajë këtë sfidë pa liderin e dëmtuar Benzema, teksa i ka besuar gjithçka në sulm Vinicius, ndërsa çelësat e mesfushës i merr treshja e paprekshme Modriç-Kasemiro-Kros.

Nga ana tjetër, Çavi ka vendosur të mos nisë ndeshjen me Gavin titullar, por i ka besuar sulmin dyshes Aubamejang-Torres, me Dembele në mbështetje të tyre.

LIVE Real Madrid-Barcelona 0-3
29′ Aubamejang, 39′ Arauho, 47′ Ferran Torres

NGJARJET KRYESORE

47’ GOOOL Barcelona, shënon Ferran Torres pas një kundërsulmi spektakolar.

39’ GOOOL Barcelona. Arauho dyfishon shifrat pas një goditje nga këndi, teksa me kokë çon sferën në rrjetë.

36’ Vinicius shfaqet i vetëm në zonë, por pastaj nuk ia del të gjuajë në portë, teksa rrëzohet para Ter Shtegen. Gjyqtari bën shenjë që loja të vazhdojë.

35’ Mundësi e shkëlqyer e Aubamejang të dyfishojë shifrat, por Kurtua mban në lojë skuadrën me grushtimin e tij.

29′ GOOOL Barcelona, shënon Aubamejang pas një pasimi perfekt të Dembele. 

18’ Gjuajtje nga jashtë zone e Ferran Torres, topi i harkuar prej tij nuk gjen katërkëndorin.

12’ Aubamejang ka mundësinë e artë për të shënuar golin e avantazhit, i harruar i vetëm në qendër të zonës, por gjuajtja e tij grushtohet nga Kurtua.

7’ Vinicius nis një aksion të shpejtë në krahun e majtë, pason për Rodrigo i cili gjuan menjëherë në portë, por gjen të gatshëm Ter Shtegen.

Real Madrid: Kurtua; Karvahal, Militao, Alaba, Naço; Modriç, Kasemiro, Kros; Valverde, Rodrigo, Vinicius.

Barcelona: Ter Shtegen, Erik Garsia, Arauho, Pike, Zh. Alba, Buskets, De Jong, Pedri, Dembele, Aubamejang, Ferran Torres.

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.