LIVE/ “Sali Berisha me organizatën kriminale, donin nënshtrimin e selisë së PD’- Basha ashpërson tonet: Me mjete terroriste kërkoi të merrte….








Disa orë pas protestës së dhunshme që u organizua në selinë e PD, kreu i demokratëve, Lulzim Basha mbajti qëndrimin e tij, duke u shprehur se Sali Berisha dhe organizata e tij kriminale tentuan që të nënshtronin selinë e PD-së.

“Nuk pranon rregullat demokratikë, kushtetutën e partisë, garën e vërtetë por vazhdon avazin e vjetër, vetë voton vetë numëron. I vetëdijshëm se një farsë e tillë nuk certifikohej në gjykatë, urdhëroi këtë proteste. Dua të falënderoj të gjithë që bënë të pamundur nënshtrimin e selisë së demokratëve ndaj organizatës kriminale të Sali Berishës. Me mjete terroriste kërkoi që të merrte selinë për t’i shpëtuar non-gratës nga SHBA. Dua tju them të gjithëve se në një ditë si kjo, Sali Berisha i ka bërë kësaj partie, dëmin më të madh, i ka dhënë mundësinë demokratëve që të shkëputen njëherë e mirë nga trashëgimia”, tha Basha.

Basha u shpreh se dita e sotme ishte paralajmeruar si nje dite e pushtimit te selise se demokrateve, por qe Berisha nuk ia arriti dot.

“Dita e sotme ishte paralajmëruar si dita e pushtimit me forcë të selisë së demokratëve, si dita për të kurorëzuar aksionin e tij dhe hallin e tij personal. Si kundër e kam thënë prej kohësh. Lajm i mirë është fakti që shumica absolute e demokratëve nuk ju përgjigjen thirrjes së Berishës për tu bërë pjesë e skenarëve të dhunës. E braktisën, sic e kanë braktisur.

Beteja e Sali Berishës nuk bëhet për askënd tjetër, përveç vetes së tij.

Lajmi i parë i mirë është braktisja e tij totale. Për fat të mirë asnjë nga dy objektivat që i kishte vënë vetes nuk iu realizua.

Për fat të keq u përballëm me një përpjekje për të nënshtruar PD ndaj interesave personale të Berishës.

Dua të falënderoj edhe ata të cilët për disa javë e ndoqën Berishën të dëshpëruar nga masakra zgjedhore, të zhgënjyer dhe me shpresën që do të ishte diçka që do të ndize diçka për Shqipërinë.

Të gjithë kritiket e mi, dua ti falënderoj për braktisjen që i bënë. Ata e kuptuan sot planin e vërtetë të Berishës, fytyrën e tij të vërtetë që e tregon kjo seli e dhunuar.

Ajo që ka ndodhur është edhe më e qartë, kur shikon që ata 500 njerëz, protagonistë ishin një grup kriminelesh të përgatiturat për të dhunuar shtëpinë e demokratëve duke vënë në rrezik jetën e demokratëve në një plan të organizuar dhe jetësuar nga Berisha”, tha Basha.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.