LIVE| San Marino-Shqipëri/ Starton sfida, fitorja bindëse detyrim për kuqezinjtë

Ka startuar në orën 20:45 sfida mes San Marinos dhe Shqipërisë e vlefshme për kualifikueset e Botërorit.

bandicam 2021-03-31 20-46-28-358

Trajneri i Kombëtares Edi Reja shpesh deklaron se nuk është i prirur të bëjë eksperimente me formacionin, por vlerëson gjendjen e lojtarëve duke aktivizuar ata që janë më në formë. Gjithsesi, nga formacionet që nisin ndeshjet, risitë apo të ashtuquajtura eksperimente nuk mungojnë.

bandicam 2021-03-31 20-43-17-892

Për San Marinon është i pezulluar nga kartonët Klaus Gjasula, ndërsa Florian Kamberi u largua nga grumbullimi me pretekstin se është i dëmtuar. Gjithashtu, dje nga grumbullimi i kuqezinjve u largua edhe mesfushori, Nedim Bajarami, i cili nuk pati mundësi të debutonte në tri ndeshjet e para në Grupin I.

Për sa i përket formacionit zyrtar, Reja i ka treshen e mbrojtjes, Ajetit, Veselit dhe Gjimshitit, për të vazhduar nga krahët me Hysajn dhe Lenjanin. Mesfusha formohet nga Ramadani, Laçi dhe Bare, ndërkohë që në sulm është Broja dhe Cikalleshi. Fillimisht u raportua se titullar do të ishte Memushaj, por në momentet e fundit, për shkak të një dëmtimi, vendin e vlonjatit e zuri, Qazim Laçi.

SAN MARINO – SHQIPËRI 0-0

KOMENTI LIVE: 

1′ Ka startuar sfida!

FORMACIONET ZYRTARE:

SAN MARINO: Benedetini, Batistini, Fabri, Simoncini, Rosi, Palaci, Tomasini, Golinuçi, Mularoni, Nani, Berardi.

SHQIPËRIA: Strakosha, Gjimshiti, Ajeti, Veseli, Hysaj, Lenjani, Bare, Laçi, Ramadani, Manaj, Broja.

PANORAMASPORT.AL

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *