LIVE| Shamrok-Teuta/ Luhet pjesa e dytë, durrsakët e Edi Martinit mbrohen mirë (VIDEO)










Skuadra e Teutës luan sot ndeshjen e parë ndaj Shamrok Rovers, kampiones në fuqi të Irlandës, të vlefshme për turin e tretë të Ligës së Konferencës. Një duel i rëndësishëm në transfertë, në të cilin tekniku Maritini është dashur të përballet me disa mungesa.

bandicam 2021-08-05 21-15-47-793

Më e rëndësishmja, ajo e Aleksit, është zgjidhur duke krijuar dyshen Daja-Karabeci në mesfushë, Ndërkohë, Dragarski rreshtohet në qendër të mbrojtjes përkrah Arapit.

Bie në sy se trajneri ka vendosur që të luajë me mbrojtësin Xhekson si mesfushor ofensiv në krahun e majtë, ndërsa Vila e Kallaku plotësojnë treshen që do të veprojë pas krahëve të Seferit, me Georgiev që do të jetë në stol.

LIVE Shamrok-Teuta 0-0

MINUTË PAS MINUTE

69′ Trajneri Martini kryen 2 zëvendësime, largohet Seferi dhe Kallaku, në vendin e tyre Gruda dhe Georgiev.

60′ Vendasit janë hedhur të gjithë në sulm në kërkim të golit të avantazhit, por mbrohen mirë durrsakët.

55′ Shamrok kërkon penallti pas rrëzimit të Uats brenda zonës, por për gjyqtarin ndërhyrja e Arapit konsiderohet e rregullt.

50′ Pranë golit Shamroku, vendimtar Stivi Frashëri, që me pritjen e tij pas një harkimi nga këndi, i mohon avantazhin irlandezëve.

46′ Starton pjesa e dytë!

Mbyllet pjesa e parë! 

45′ Akordohet 1 minutë shtesë!

39′ Provojnë të rrezikojnë durrsakët me Taulant Seferin, por tentativa e sulmuesit të Kombëtares, ndalet nga mbrojtësit e Shamrok.

33′ Asion Daja ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar në mesfushë.

27′ Tjetër tentativë e rrezikshme e Shamrok, që harkon nga e majta, drejt zonës, por kontrollon gjithçka portieri Frashëri.

20′ Rasti i parë i rrezikshëm për Shamrok me anë të Mandroiu, por tentativa e tij u ndal mjaft bukur nga Stivi Frashëri. Pranë golit vendasit.

13′ Minuta të qeta, irlandezët kanë kontrollin e topit, duke u përpjekur të avancojnë drejt zonës së Teutës.

3’ Seferi niset në kundërsulm por nuk arrin të kalojë mbrojtësin e fundit të vendasve i cili i heq topin nag këmbët.

1’ Nis ndeshja në stadiumin e Dublinit.

FORMACIONET ZYRTARE

SHAMROK ROVERS: Manus, O’Brajen, Lopes, Greis, Fin, Uots, Touell, O’Nill, Skeils, Mandroiu, Gefnei.
Trajner: S. Bredli

TEUTA: Frashëri, Todorovski, Dragarski, Arapi, Kotobelli. Karabeci, Daja, Vila, Kallaku, Xhekson, Seferi.
Trajner: E. Martini

sdfsdfsfs

sdfsdffffff

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *