LIVE| Shqipëri-Angli/ Gabimi i Berat Gjimshitit, futbollisti i Çelsit dyfishon rezultatin (VIDEO)

Ka startuar në orën 18:00 në “Air Albania”, sfida mes Shqipërisë dhe Anglisë. Është përballja e dytë në grup ndaj një kundërshtari të paimagjinueshëm që të krahasohemi me të. Por, a do t’i dorëzojmë “armët” që në nxehmje? Kurrë jo! Askush nuk e çonte nëpër mend fitoren në Aveiro ndaj Portugalisë, që në atë edicion u shpall kampione Europe. Pra, po sikur? Kjo është një ndeshje llogarish për Shqipërinë.

Kombetarja2

Thënë që në krye të herës që kualifikimi nuk mund të listohet si objektiv, diskutimi vijon në rrafshin e dëshirës dhe llogarive si dhe çfarë duhet bërë bashkë për të shkuar drejt një ëndrre të pacekur më parë. Nëse Shqipëria bën një mrekulli dhe e ndal Anglinë, pra me një barazim, pasi fitorja do të ishte event i jashtëzakonshëm sportiv dhe katapultë e rëndësishme në Grupin I, na jep një dorë për shumë arsye, që realisht të shpresojmë. Kjo, për faktin se do të ndalnim një pretendent.

Anglia2

Më kryesorin e grupit. Së dyti, këtij pretendenti absolut do t’i “impononim” që në përballjet me Poloninë dhe Hungarinë (të cilat shndërrohen në rivale direkte për Shqipërinë për vendin e dytë dhe jo vetëm të tretin) “Tre Luanët” të mos e diskutojnë as edhe një pikë rrugës. Së treti, gjithmonë nëse bëhet “bingo” edhe në San Marino, pra me të paktën shtatë pikë në 3 ndeshje, do të krijonte atmosferën elektrizuese që e ndihmon skuadrën.

Kejn Goli

Pra, një pikë përballë më të fortës së grupit, kur bashkohet edhe me barazimin 3-3 mes Polonisë dhe Hungarisë, ato që diskutojnë mes tyre vendin e dytë dhe të tretë, na krijon hipotetikisht një situatë shumë të favorshme për Shqipërinë. Këtë fundjavë kuqezinjtë nuk kanë vetëm një ndeshje prestigji, duke regjistruar ndeshjen e gjashtë në histori përballë “Tre Luanëve” të cilët vetëm kanë fituar ndaj nesh, por është edhe një mundësi… hipotetike, për të bërë llogaritë tona.

Trajneri Edi Reja i ka surprizuar të gjithë me formacionin zyrtar. teksa risia e madhe është aktivizimi i Memollës nga minuta e parë, ndërkohë që reparti ofensiv do të përbëhet nga Uzuni, Cikalleshi dhe Broja. Ndërkohë trajneri i Anglisë ka hedhur në fushë formacionin më të mirë të mundshëm që ka në dispozicion, duke i besuar sulmin treshes, Stërling, Maunt dhe Kejn.

LIVE: SHQIPËRI – ANGLI 0-2

Kejn 38′, Maunt 63′

KOMENTI LIVE: 

63′ GOL ANGLIA 0-2/ Gabim i Gjimshitit, i cili iu bën një dhuratë anglezëve, të cilët nuk falin me anë të futbollistit të Çelsit, Maunt. 

59′ Shqipëria kryen 3 zëvendësime, largohen Cikalleshi, Broja dhe Memolla, në fushën e lojës, Manaj, Gjasula dhe Lenjani.

57′ Tjetër mundësi për Anglinë me Kejn, por gjuajtja e tij për fat të mirë shkon mbi kuadrat.

52′ Pranë golit të dytë Anglia, me Foden, por fantastik Etrit Berisha, i cili tregon instiktet e jashtëzakonshme. Pas devijimit topi përplaset në shtyllë.

49’ Maunt nis një pasim të shkëlqyer për Stërling, por Hysaj rikuperon topin në kohë dhe pastaj qetëson lojën duke nxjerrë para kuqezinjtë.

46′ Starton pjesa e dytë, trajnerët nuk bëjnë ndryshime.

Mbyllet pjesa e parë! 

42′ Pranë golit të dytë Anglia, traversa shpëton kuqezinjtë nga pësimi i golit të dytë, pas tentativës së Herri Kejnit.

38′ GOL ANGLIA 0-1/ Zhbllokohet sfida, Kejn realizon me kokë brenda zonës, pas harkimit nga e majta e Luk Shou, duke e çuar topin në cepin e portës. Në tentativën e parë, kapiteni i “3 luanëve” gjen rrugën e rrjetës. 

32′ Uoker provon me një gjuajtje nga distanca, por pa probleme për Etrit Berishën që kontrollon gjithçka.

29′ Tjetër shans për Shqipërinë, pas depërtimit fantastik të Hysajt, por as Uzuni dhe as Broja nuk arrijnë të përfitojnë në zonën kundërshtare.

28′ Rrezikojnë anglezët nga e djathta me Maunt, por mbyll mjaft mirë Ismajli, duke larguar topin që po shkonte drejt Stërling.

22′ Provon Kejn, por për fat të mirë topi ndalet në murin mbrojtës, arbitri akordon faull në sulm për Shqipërinë.

21′ Goditje dënimi për Anglinë në një pozicion tepër të rrezikshëm, pas ndërhyrjes së gabuar të Bares ndaj Maunt. Mesfushori ndëshkohet me karton të verdhë.

18’ Dominim i lojës nga Anglia, me Shqipërinë që është e kthyer hermetikisht duke pritur prapa për të shfrytëzuar ndonjë kundërsulm të mundshëm.

13′ Shans ideal për Shqipërinë, pas një kundërsulmi fantastik, por për fat të keq, Uzuni nuk u treguar i saktë para portës, duke u nxituar dhe duke e dërguar sferën mbi kuadrat.

12′ Tjetër goditje nga këndi për Anglinë, pas topit të larguar nga Ismajli, por largojnë kuqezinjtë.

9′ Anglia fiton goditjen e parë nga këndi, pas topit të larguar nga Gjimshiti. Stons provon me kokë pas harkimit të Foden, por për fat të mirë, tentativa ka shkuar jashtë kuadratit.

7′ Bare shkakton faullin e parë në mesfushë. Shqipëria provon të dalë disi, por has vështirësi.

6’ Cikalleshi i rrëmben topin Foden, por sapo kalon mesfushën humbet sferën.

5′ Anglia e nis menjëherë në sulm, duke mbyllur të gjithë futbollistët e Kombëtares shqiptare mbrapa.

1′ Ka startuar sfida në “Air Albania”, me një nderim kundër racizmit. Topin e parë e luajnë anglezët me Maunt.

FORMACIONET ZYRTARE:

SHQIPËRIA: Berisha, Gjimshiti, Veseli, Ismajli, Hysaj, Memolla, Bare, Laçi, Uzuni, Cikalleshi, Broja. Trajner: E. Reja

MEMOLLA

ANGLIA: Pope, Uoker, Meguajër, Stons, Shou, Foden, Rajs, Filips, Maunt,  Stërling. Kejn, Trajner: G. Southgejt.

ANGLIA

PANORAMASPORT.AL

protokolli

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *