LIVE Shqipëri-Gjeorgji / Kuqezinjtë nuk krijojnë, miqtë bllokojnë plotësisht Broja&Co. (VIDEO)






Shqipëria luan me Gjeorgjinë një ndeshje miqësore të cilën trajneri Reja do ta përdorë për të bërë eksperimente dhe për të parë edhe ata që cilësohen si alternativa për formacionin titullar.

broja

Kështu, në takimin e sotëm tekniku ka bërë lëvizje të shumta, duke ruajtur të paprekur vetëm tre mbrojtësit e qendrës, Hysajn të cilin e ka zhvendosur majtas, si dhe Brojën, Pjesa tjetër e skuadrës janë të gjithë emra që nuk e nisën nga fillimi ndeshjen ndaj Spanjës të shtunën.

LIVE Shqipëri-Gjeorgji 0-0

MINUTË PAS MINUTE

46’ Pjesa e dytë nis me Cikalleshin në vend të Brojës.

stats

45’+1’ Mbyllet pjesa e parë në barazim pa gola.

45’ Jepet 1 minutë shtesë.

44’ Dy goditje standarde radhazi për gjeorgjianët, të cilët nuk ia dalin të çajnë prapavijën e ngjeshur të kuqezinjve.

41’ Rast i rrezikshëm edhe për gjeorgjianët me Volkov i cili nxjerr të lirë Davitashvili pata Strakoshës, por për fatin e mirë të kuqezinjve, futbollisti mik gjuan në mënyrë shumë të gabuar duke fluturuar sferën jashtë.

38’ Çekiçi ka mundësinë më të mirë deri tani për të kaluar në avantazh kuqezinjtë. Pas një sugjerimi perfekt të Gjimshitit, ai shmang një mbrojtës dhe tenton me të djathtën, por kalon sferën mbi traversë.

35’ Broja arrin të fitojë një goditje nga këndi dhe në zhvillimin e saj, pas një harkimi të Çekiçit godet me kokë, por nuk gjen kuadratin.

30’ Çabradze ndëshkohet me karton të verdhë pasi ndal që në start në mënyrë të parregullt një kundërzbritje të Roshit.

29’ Karton i verdhë për Çekiçin i cili detyrohet të ndalë Davitashvili me faull pasi po i drejtohej rrezikshëm zonës së rreptësisë së Strakoshës.

24’ Minuta studimi nga të dy skuadrat, por me Gjeorgjinë që mundohet të shtyjë më shumë drejt sulmit. Duhet një ndërhyrje e Roshit ndaj Tsitaishvili që të evitohet një moment i rrezikshëm para portës kuqezi, me mesfushorin i cili i heq topin nga këmbët futbollistit kundërshtar në zonë.

17’ Roshi merr topin në krahun e djathtë dhe pasi shmang një futbollist kundërshtar, lëshon një gjuajtje të fortë, por që përfundon në duart e portierit Mamardashvili.

16’ Gjeorgjia mundohet të mbajë ritmin e ulët me pasime në gjysmëfushën e vet sa herë ka topin në zotërim, por nuk arrin të krijojë mundësi të rrezikshme.

11’ Manaj arrin të fitojë një goditje këndi pasi detyron prapavijën e gjeorgjianëve të devijojnë topin në këndore. Por në ekzekutimin e saj, asnjë prej futbollistëve të Shqipërisë nuk është në qendër të zonës për të devijuar topin që largohet nga prapavija vendase.

9’ Tentativë e fortë e Manajt drejt portës, topi bllokohet nga mbrojtësit kundërshtarë.

8’ Qarkullim i gjatë i topit me pasim në thellësi të Çekiçit në të djathtën për Roshin. Sfera më pas grushtohet nga portieri i kundërshtar i cili largon rrezikun.

2’ Menjëherë një sulm i Shqipërisë me Çekiçin dhe Hysajn në krahun e majtë, por nuk arrin të gjejnë hapësirë për të pasuar apo gjuajtur në portë.

1’ Nis dueli në “Air Albania”.

FORMACIONI ZYRTAR

Shqipëria: Strakosha, Ismajli, Kumbulla, Gjimshiti, Roshi, Hysaj, Asllani, Ramadani, Çekiçi, Broja, Manaj.
Trajner: E. Teja

Gjeorgjia: Mamardashvili, Dvali, Çabradze, Tsitaishvili, Kashia, Kverkvelia, Aburjania, Davitashvili, Kvekveskiri, Kazaishvili, Volkov.
Trajner: U. Sanjol

shqiperi gjeorgji

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com