Objektivi për të qenë të paktën mes tre skuadrave të para në grupin kualifikues të Botërorit 2022 për Shqipërinë kalon nëpërmjet ndeshjes me Hungarinë. Kuqezinjtë e Edi Rejës do të tentojnë gjithçka për gjithçka në “Elbasan Arena”, në përballjen që ka startuar në orën 18:00.
Tekniku italian ka bërë publike edhe formacionin titullar që ka përzgjedhur për të hedhur në fushë nga minuta e parë. Hysaj, Bare dhe Manaj janë 3 mungesat e rëndësishme për Shqipërinë, për shkak kartonësh.
Bie në sy aktivizimi titullar, i debutuesit të shumëpritur Nedim Bajrami. Në sulm është preferuar dyshja Uzuni-Balaj. Vlen të theksohet fakti se Cikalleshi ka pasur një problem në gjurin e majtë dhe nuk është në kondicionin e duhur. Ndërkohë për sa i përket krahut të djathtë është preferuar Doka, i cili do të zëvendësojë Hysajn.
LIVE: SHQIPËRI – HUNGARI 0-0
KOMENTI LIVE:
8′ Aksion fantastik i Shqipërisë që niset në kundërsulm me Uzunin dhe Bajramin, por nuk finalizohet siç duhet ai aksion, tjetër goditje këndi për kuqezinjtë.
6′ Tjetër shkëndijë e Shqipërisë, pas kombinimit të Bajramit me Trashin, por ndërhyjnë në momentin e fundit mbrojtësit e Hungarisë, duke e larguar rrezikun në këndore.
5′ Trashi harkon rrezikshëm nga e majta, për Balajn që ndodhet brenda zonës, por sulmuesi shkodran, nuk arrin t’i gjejë kohën topit.
3′ Starton pozitiv i kuqezinjve, që tentojnë ta nisin ndeshjen në sulm, duke avancuar me Uzunin dhe Bajramin.
1′ Ka startuar sfida në “Elbasan Arena”.
FORMACIONET ZYRTARE:
SHQIPËRIA: Berisha, Ismajli, Gjimshiti, Kumbulla, Doka, Trashi, Abrashi, Gjasula, Bajrami, Uzuni, Balaj. Trajner: Edi Reja
HUNGARIA: Gulashi, Botka, Orban, Lang, A.Szalai, Fiola, Nagi, Gazdag, Kleinheisler, Sallai, Szobozlai. Trajner: Marko Rosi
PANORAMASPORT.AL
© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al