LIVE SHQIPËRI-SPANJË/ Kuqezinjtë nuk po i ndalin aksionet! Asllani gjuan, por nuk gjen portën

live shqiperi spanje kuqezinjte nuk po i ndalin aksionet asllani gjuan por nuk gjen porten

































Shqipëri-Spanjë do të jetë padyshim një ndeshje historike për futbollin shqiptar. Kuqezinjtë luajnë sot në Dyseldorf një mundësi unike për të kaluar në fazën me eliminim direkt të Euro 2024, në një grup ku pakkush mendonte se do ta kishin një shans të tillë në ndeshjen e fundit.

shqiperi-spanje

Fitorja i bën punë Shqipërisë dhe i siguron kalimin, pasi me barazimin, do të ishte shumë e  vështirë që të vijonte më tej në këtë turne. Dhe sigurisht që nuk do të jetë e lehtë, edhe pse Spanja ka vendosur të lërë pushim disa prej yjeve të saj, meqë ka siguruar kualifikimin dhe vendin e parë në grup.

Bie në sy se trajneri Silvinjo ka bërë vetëm një ndryshim në krahasim me formacionin që u përball me Kroacinë, duke ulur në stol Hysajn për t’i bërë vend Balliut në krahun e djathtë të mbrojtjes.

Ndërkohë, te Spanja trajneri De La Fuente ka bërë 10 ndryshime në krahasim me ndeshjen ndaj Italisë, duke hedhur në fushë zgjedhjet e dyta të tij. I vetmi lojtar që ka mbijetuar në formacion është mbrojtësi Laport.

LIVE SHQIPËRI-SPANJË 0-1
13′ Ferran Torres

NGJARJET KRYESORE

86’ Një top në thellësi thuajse kontrollohet nga Broja, por Vivian i largon sferën.

84’ Olmo del nga fusha e lojës duke i bërë vend Baenas.

83’ Hoxha nga e majta gjen hapësirën për të goditur, por gabon gjithçka me tentativën e tij. (VIDEO)

82’ Muçi merr vendin e Asanit në fushë.

79’ Pas një goditje këndi, Morata gjuan me kokë, por çon sferën mbi traversë.

79’ Olmo shfaqet në mënyrë të rrezikshme në zonë, por gjuajtja e tij ndalet nga Balliu.

78’ Berisha gjuan nga jashtë zonës, sfera devijohet dhe shkon në duart e Rajas. (VIDEO)

77’ Aksion i shpejtë i kuqezinjve në krahun e majtë, Broja gjen Asllanin i cili lëshon një digaonale me të majtën, duke mos gjetur katërkëndorin.

76’ Hoxha niset në të majtën, por nuk arrin të pasojë për Brojën.

76’ Morata ndalet nga Strakosha, por më pas sinjalizohet në pozicion jashtë loje.

72’ Morata dhe Jamal hyjnë në fushë në vend të Torres dhe Hoselu.

70’ M. Berisha dhe Hoxha hyjnë në fushë në vend të Bajramit dhe Laçit.

69’ Asani nga e majta provon të gjejë portën me një gjuajtje tokazi, Raja është në pozicion. (VIDEO)

66’ Bajrami niset në krahun e majtë, por rrëzohet pas një kontakti. Gjyqtari e ndëshkon për simulim.

64’ Asllani gjuan nga jashtë zonës, sfera devijohet në këndore.

63’ Asllani ekzekuton një goditje dënimi të shpejtë, Broja në qendër gjuan por gjen përgjigjen e Rajas. (VIDEO)

62’ Ojarzabal i lë vendin në fushë Fermin Lopez te Spanja.

59’ Vjen momenti i Brojës, sulmuesi merr vendin e Manajt.

55’ Bajrami tenton të driblojë në zonën kundërshtare, ndalet nga Omo i kthyer mbrapa. (VIDEO)

54’ Tani Spanja po qarkullon topin me qetësi në prapavijë, duke administruar minutat.

49’ Kuqezinjtë zhvillojnë më në fund një aksion të gjatë pranë zonës kundërshtare, por një gjuajtje e Asllanit bllokohet nga mbrojtja e më pas harkimi drejt Manajt largohet nga Le Normand.

47’ Grimaldo nga e majta jep një harkim perfekt në qendër për Hoselu, i cili për fat nuk gjen katërkëndorin duke çuar topin jashtë ngjitur me shtyllën. (VIDEO)

46’ Pjesa e dytë nis me zëvendësim te Spanjë, ku Le Normand merr vendin e Laport në mbrojtje.

45’+1’ Mbyllet pjesa e parë me avantazhin 1-0 të Spanjës.

45’+1’ Hoselu shfaqet në të majtën, gjuajtja e tij përfundon jashtë. (VIDEO)

45’ Jepet 1 minutë shtesë.

45’ Asllani nga jashtë zonës lëshon një predhë që Raja e kontrollon me vështirësi në dy kohë. (VIDEO)

44’ Merino merr një pasim të mirë në zonë ku harrohet i vetëm. por gjuajtja e tij për fat nuk gjen portën. (VIDEO)

43’ Olmo tenton me thembër të pasojë në qendër të zonës, Ajeti largon sferën në këndore.

41’ Harkim i Grimaldos nga e majta, sfera goditet nga Torres me kokë por kalon mbi traversë. (VIDEO)

38’ Raja gabon në rivënien e topit, godet Laport por sfera i kthehet në dorë.

37’ Në vijimin e këndores, Strakosha grushton shkurtazi duke çuar sferën te Olmo i cili gjuan menjëherë, pro nuk gjen portën. (VIDEO)

36’ Mitaj gabon në largimin e topit, sfera shkon te Olmo në zonë dhe vetëm ndërhyrja e Laçit shmang një gjuajtje në portë. (VIDEO)

35’ Ferran Torres nga e djathta pason në shtyllën e dytë, Balliu largon sferën në këndore.

33’ Harkim nga e djathta në zonë për Hoselu, Ajeti largon jo pa vështirësi sferën para Strakoshës. (VIDEO)

30’ Asani provon të harkojë në zonë nga distanca, por çon sferën direkt në fundore.

26’ Pas zhvillimit të një këndoreje, Strakosha largon me vështirësi sferën para katërkëndorit të tij. (VIDEO)

24’ Asllani nis Bajramin në të majtën, anësori i sulmit vonohet dhe Vivian i heq sferën nga këmbët.

21’ Olmo provon nga e djathta me një gjuajtje të fortë, sfera nuk gjen katërkëndorin e Strakoshës. (VIDEO)

17’ Spanja merr plotësisht kontrollin e topit, pasi tashmë iberikët qarkullojnë më me qetësi duke administruar mirë minutat.

13’ Pavëmendja e parë e mbrojtjes kushton shtrenjtë. Olmo nis Ferran Torres i cili i ikën pozicionit jashtë loje dhe gjuan drejt portës duke shënuar golin e avantazhit. (VIDEO)

11’ Menjëherë një tjetër gjuajtje me kokë e spanjollëve, këtë herë me Hoselu i cili gjuan mbi taversë.

11’ Harkim nga Navas në zonë, Merino gjuan me kokë por gjen përgjigjen e Strakoshës, teksa më pas Ajeti largon në këndore.

8’ Navas harkon në zonë, Ajeti me kokë spastron zonën.

5’ Insistojnë kuqezinjtë në krahun e majtë me dyshen Bajrami-Asllani, të cilët në fund fitojnë një këndore.

3’ Grimaldo del në sulm nga e majta, harkimi i tij në shtyllën e dytë gjen Mitajn i cili largon me kokë rrezikun nga zona kuqezi.

2’ Bajrami nga e majta harkon në zonë, asnjë nga sulmuesit kuqezi nuk ia del të gjuajë drejt portës spanjolle. (VIDEO)

1’ Nis dueli në Dyseldorf.

FORMACIONET ZYRTARE

SHQIPËRIA: Strakosha, Balliu, Ajeti, Gjimshiti, Mitaj, Ramadani, Asllani, Laçi, Asani, Bajrami, Manaj.
Trajner: Silvinjo

Spanja: Raja, Hesus Navas, Vivian, Laport, Grimaldo; Zubimendi, Mikel Merino; Ferran Torres, Dani Olmo, Ojarzabal, Hoselu.
Trajner: Luis De La Fuente

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts