LIVE Skënderbeu-Dinamo / Kërcënojnë vendasit, Mensah sheh t’i anulohet goli i avantazhit (VIDEO)








Do të startojë në orën 16:45, sfida Skënderbeu-Dinamo, në stadiumin “Skënderbeu”, e vlefshme për javën e gjashtë të Kategorisë Superiore.

SK

Skuadra korçare vjen në këtë takim pas disa rezultateve negative dhe aktualisht ndodhet në vendin e fundit të tabelës së renditjes.

Gjithashtu dhe Dinamo vjen pas disa rezultateve negative ku e fundit është dhe humbja turpëruese ndaj Vllaznisë javën e kaluar me rezultatin 6-3.

 LIVE Skënderbeu-Dinamo 0-0

MINUTË PAS MINUTE

35’ Goditje nga këndi për Skënderbeun, topi largohet me vështirësi dhe pastaj është Meksi i cili provon, por pa gjetur katërkëndorin.

30’ Ka rënë ritmi i dinamovitëve me Skënderbeun i cili kontrollon manovrën në këto minuta duke shtyrë gjithnjë e më shumë drejt zonës së bluve.

25’ Mensah arrin të çojë topin në rrjetë pas një sugjerimi nga thellësia, por ndalohet për pozicion jashtë loje.

24’ Panik në zonën e Dinamos pas një goditje nga këndi që ekzekutohet me skemë, duke nxjerrë Marën të lirë në të majtën. Mesfushori nis sferën në qendër dhe pas përplasjes në disa lojtarë radhazi, mbrojtja blu largon rrezikun.

20’ Top i gjatë i Mihanës për Çinedu, del Rexhepi dhe bën të tijën sferën.

14’ Skuadrat janë shumë të kujdesshme për të mos lënë hapësira në këto minuta. Është Dinamo e cila kontrollon më shumë topin, ndërsa Skënderbeu provon të gjejë në befasi mbrojtjen kundërshtare me top të gjatë nga thellësia.

9’ Edhe Skënderbeu provon të rrezikojë me një goditje dënimi. Meksi del i lirë në fundore nga e djathta për të harkuar në zonë, por mbrojtja është e vëmendshme dhe largon sferën.

6’ Harkimi i Mihanës nga këndorja përfundon mes futbollistëve në zonë dhe Dumfur me vështirësi largon sferën.

5’ Përsëri goditje dënimi pranë zonës për Dinamon, këtë radhë në pozicion ballor. Ibraimi provon por sfera devijohet nga muri dhe përfundon në goditje këndi.

3’ Menjëherë agresive Dinamo në minutat e parë, Mihana provon me një goditje dënimi nga e majta, topi devijohet në këndore.

1’ Nis ndeshja në Korçë.

FORMACIONET ZYRTARE –

SKËNDERBEU – Rexhepi; Zguro, Vitija, Meksi, Sadriu, Zhan Viktor, Vrapi, Dumfur, Mara, Bismark, Mensah. Trajner: Migen Memelli.

DINAMO – Harizaj; Demiri, Sofranak, Imami, Isaevski; Sidibe, Haxhiu; Mihana, Ibraimi, Bardhi; Çinedu. Trajner: Bledi Shkëmbi.

248398922_153805043568076_7979033364446225629_n

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *