LIVE SKËNDERBEU-KASTRIOTI / Vendasit përsëri në avantazh, Meksi tund rrjetën (VIDEO)









Skënderbeu dhe Kastrioti nuk po kalojnë një formë të mirë dhe notojnë në pjesën e poshtme të tabelës. Të dy skuadrat kanë objektiv të vetëm fitoren në mënyrë që të mbajnë gjallë shpresat për qëndrimin në Superiore.

skenderbeu

Korçarët vijnë nga një humbje ndaj Vllaznisë mr ndërsa Kastrioti mori një fitore 1-0 ndaj Egnatias. Diferenca ndërmjet skuadrave është vetëm 3 pikë dhe pritet një duel i luftuar deri në fund.

LIVE SKËNDERBEU-KASTRIOTI 2-1
11’ Mensah, 68′  Meksi/ 40′ Greca

MINUTË PAS MINUTE

83’ Hasani merr vendin e Bashës në fushën e lojës te krutanët.

82’ Basha në krahun e djathtë arrin të hyjë në zonën e rreptësisë në të djathtën dhe nis sferën në qendër, por mbrojtja vendase largon sferën.

78’ Karton i verdhë për Marën dhe situata tensionohet përsëri mes dy ekipeve, por këtë herë pa përplasje të forta.

77’ Nikaj në kundërsulm niset drejt portës në krahun e djathtë, por në momentin e fundit nuk arrin të gjuajë në portë, i ndalur nga Rami i cili devijon në këndore.

75’ Pusi shfaqet para Vatës dhe ka mundësinë të mbyllë ndeshjen, por gardiani i mohon golin.

72′ Basha është i ndëshkuari i radhës me karton të verdhë.

71′ Vangjeli i lë vendin në fushë Nikajt te korçarët.

68’ Skënderbeu kthehet në avantazh. Pas një harkimi në zonë, topi kthehet te Meksi i cili gjuan dhe gjen rrjetën me diagonalen e tij.

66′ Ndreu përgjigjet duke larguar Okebugu për të aktivizuar Kodrën.

62’ Memelli është i pakënaqur me sulmin dhe shton forcat duke aktivizuar Pusin në vend të Zhan Viktor.

55’ Zhan Viktor dhe Mara kombinojnë me brazilianin i cili tenton portën por Vata është në pozicion.

51’ Tension në fushën e lojës që nis me Rexhepin e Ajazin, për të vazhduar me Grecën e Bajramin të cilët sjellin përplasje në fushë mes lojtarëve. Në fund gjyqtari i nxjerr të verdhin Bajramit e Grecës.

46′ Nis pjesa e dytë e ndeshjes pa ndryshime në të dy skuadrat.

45’+2’ Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes.

45’ Jepen 2 minuta shtesë.

40’ Barazohen shifrat! Pa një harkimi nga e djathta, Mensah nuk arrin të largojë topin dhe Greca përfiton në shtyllën e dytë duke çuar sferën në rrjet.

35’ Okebugu i jep një pasim të gabuar Mensah pranë zonës së krutanëve. Sulmuesi shfaqet para Vatës, por në fund nuk gjen trajektoren e duhur drejt portës së krutanëve.

28’ Meksi fiton hapësirë në fundore në krahun e djathtë, ku mundohet të harkojë në zonë, por gabon në trajektoren e topit.

25’ Protesta të krutanëve të cilët pretendojnë për një penallti për prekje topi me dorë, por gjyqtari Shahini me të drejtë bën të qartë se topi është përplasur në trup.

23’ Rami hyn në zonë në krahun e majtë, lëshon një gjuajtje-kros që kalon pasqyrën e portës por nuk devijohet as nga Ajazi e as nga Greca.

17’ Në zhvillimin e një goditje nga këndi, Ajazi provon roveshatën, por nuk ia del pasi bllokohet nga mbrojtja e Skënderbeut.

16’ Mundohet të reagojë Kastrioti me një shpërthim të Nezirit në krahun e djathtë. Topi devijohet jashtë nga mbrojtja vendase.

11’ Goditje dënimi perfektë e korçarëve, Mara harkon dhe topi më pas shkon te Mensahj i cili gjuan dhe dërgon sferën në rrjetë.

7’ Mensah shfaqet para portierit Vata por sinjalizohet menjëherë në pozicion jashtë loje.

5’ Mara mundohet të gjejë portën me një gjuajtje nga distanca, por godet Husein në fytyrë dhe ndeshja ndalet për t’i ardhur në ndihmë lojtarit të krutanëve.

1’ Nis ndeshja në stadiumin e qytetit të Korçës.

FORMACIONET ZYRTARE

Skënderbeu : Rexhepi; Meksi, Dumfur, Bajrami, Vitija, Vangjeli; Zhan Viktor, Agnaldo Moraes, Mara; Berisha, Mensah

Kastrioti : Vata; Neziri, Okebugu, Husein, Rami; Onanuga, Karakaçi; Prodani, Basha, Greca; Ajazi

WhatsApp Image 2021-12-18 at 3.39.09 PM

RENDITJA

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *