LIVE Skënderbeu-Kukësi/ Verilindorët shënojnë e pastaj administrojnë, Meta tregon të kuqin drejt stolit të korçarëve (VIDEO)






Skënderbeu pret në shtëpi Kukësin në sfidën e javës së 26-të të “Abissnet Superiore”, me të dyja ekipet që kanë si obligim vetëm fitoren.

skenderbeu-kukesi

Vendasit ndodhen në vendin e fundit dhe shpresojnë në një mbijetesë të mundshme me trajnerin e ri, Skënder Gega, që sot gjen përballë ish-skuadrën e tij.

Nga ana tjetër, skuadra e Longos rrezikon për një vend në Europë dhe fitorja përballë Skënderbeut do të ishte një hap më larg nga ndjekësit.

LIVE SKËNDERBEU-KUKËSI 0-1
10′ (p) Taipi

-MINUTË PAS MINUTE-

45’+2’ Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes me avantazhin minimal të Kukësit.

45’+1’ Gjyqtari Meta i tregon kartonin e kuq zëvendëstrajnerit të Skënderbeut, Gentian Liçi, për protesta.

45’ Jepen 2 minuta shtesë.

44’ Milunoviç provon një gjuajtje të fortë në kufijtë e zonës, Rexhepi kontrollon në dy kohë.

42’ Duele të njëpasnjëshme në fushë në këto minuta, me lojtarët e dy skuadrave që nuk kursejnë as goditjet e parregullta.

36’ Pas një goditje nga këndi, topi devijohet me dorë nga Milunoviç, Meta bën shenjë që loja të vazhdojë mes protestave për penallti të Skënderbeut.

33’ Mundësi e artë për Berishën i cili shpërdoron pas një kundërsulmi të shpejtë, duke gjuajtur në trupin e Gligorov.

32’ Top në zonë për Berishën, lojtari vendas ka një kontakt me Gligorov dhe rrëzohet. Gjyqtari bën shenjë që loja të vazhdojë.

30’ Goditje dënimi ballore e Taipit, mesfushori harkon por gjen devijimin e Sadriut në mur.

27’ Kundërsulm i shpejtë i Kukësit, Ndreca shfaqet në pozicionin e preferuar në krahun e majtë dhe lëshon një gjuajtje të fortë para kufijve të zonës por sfera përfundon në duart e Rexhepit.

21’  Pas një goditje dënimi të Skënderbeut, Ndreca devijon rrezikshëm drejt katërkëndorit të tij, por Tafas zgjedh mirë kohën dhe kontrollon topin në duel ajror para vijës së portës.

17’ Top nga thellësia për Pusin pas shpinës së mbrojtjes mike, Tafas del dhe kontrollon gjithçka me qetësi.

14’ Dy aksione të njëpasnjëshme të korçarëve në krahun e majtë të sulmit me Berishën dhe Pusin, por mbrojtja verilindore kontrollon mirë gjithçka dhe largon rrezikun.

10’ GOOOL Kukësi, shënon Taipi me penallti.

var skenderbeu kukesi

8’ Penallti për Kukësin. Pas një harkimi të Bashës nga e djathta, Sadriu prek topin me dorë. Meta lë lojën të vazhdojë por më pas thirret nga VAR ku shqyrton planet dhe bën shenjë nga pika e bardhë. Karton i verdhë për Sadriun.

7’ Ndreca del mirë në krahun e majtë dhe harkon në zonë, por  sfera devijohet jashtë.

1′ Fillon ndeshja

FORMACIONET ZYRTARE:

SKËNDERBEU: Rexhepi, Zguro, Shehi, Sadriu, Frashëri, Dumfur, Zhan Viktor, Moraesh, Mara, Berisha, Pusi. Trajner: Skënder Gega.

KUKËSI: Tafas, Lulaj, Pëllumbi, Gligorov, Ndreca, De Lukas, Sh.Taipi, Gj.Taipi, Basha, Milunoviç, Puntus. Trajner: Diego Longo.

GJYQTARË: K.Meta, A.Shkreta, E.Veseli

WhatsApp Image 2022-03-20 at 4.28.01 PM

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.