LIVE| Skënderbeu-Partizani/ Kombinim spektakolar Asani-Zhunior, futbollisti brazilian kalon në avantazh “demat” (VIDEO)



Ka startuar në orën 19:00, në Korçë, supersfida mes Skënderbeut dhe Partizanit. Një përballje tepër delikate për sa i përket objektivave të këtyre 2 skuadrave.

bandicam 2021-05-08 18-57-11-304

Korçarët do të luajnë gjithçka për gjithçka, për të shpresuar deri në javën e fundit te mbijetesa, ndërkohë që në krahun tjetër, të kuqtë e Ilir Dajës, vijnë si favoritë në letër. Një rezultat pozitiv në stadiumin “Skënderbeu”, do të ishte një hap i rëndësishëm drejt titullit kampion për kryeqytetasit. Të dy trajnerët kanë bërë publike edhe formacionet zyrtare, ku nuk mungojnë surprizat.

LIVE: SKËNDERBEU-PARTIZANI 0-1

Stenio Zhunior 44′

KOMENTI LIVE: 

Mbyllet pjesa e parë. 

44′ GOOOOL PARTIZANI 0-1/ Stenio Zhunior kalon në avantazh skuadrën kryeqytetase! Pas një asist spektakolar të Asanit, sulmuesi brazilian tregon klasin e tij brenda zonës, duke mposhtur portierin Rexhepi. 

41′ Skënderbeu i mbyllur i gjithi në mbrojtje, Partizani ushtron presion të vazhdueshëm, por pa mundur të gjejë ende golin e avantazhit.

37′ Kryeqytetasit nuk heqin dorë nga tentativat e shpeshta, ishte sërish Hasani që provoi me një gjuajtje të befasishme nga afro 20 metra, por i vëmendshëm portieri Rexhepi që ndal gjuajtjen e futbollistit të Partizanit.

36′ Goditje dënimi për Partizanin, provon Ferhan Hasani, por tentativa e tij ndalet nga muri mbrojtës.

34′ Tjetër tentativë e Partizanit me Çinarin, por gjuajtja e tij shkon drejt e në duart e portierit Rexhepi.

32′ Skënderbeu has vështirësi në ndërtimin e aksioneve sulmuese, skuadra e Ilir Dajës shfaq superioritet në këto minuta.

26′ Dominim i Partizanit, provon Stenio Zhunior me një gjuajtje drejt portës, por tentativa e tij ndalet nga portieri Rexhepi.

22′ E pabesueshme çfarë humbet Ferhan Hasani. Rast i artë i shpërdoruar nga të të kuqtë nga shumë pranë portës. Me katërkëndëshin e boshatisur futbollisti e dërgoi topin jashtë kuadratit.

20′ Rast i artë për Partizanin, me anë të Stenio Zhunior, i cili merr një asist fantastik me kokë nga Ferhan Hasani, por braziliani nuk tregohet i saktë nga shumë pranë vijës fatale.

16′ Skënderbeu ushteron presion lartë me Berishën dhe Mensah, por tregohet të kujdesshëm futbollistët e Partizanit.

12′ Rrezikon edhe Çinari me të majtën, por ndal në dy kohë portieri Rexhepi, më kërkuesë kryeqytetasit në këto momente.

10′ Momente paniku në mbrojtjen e Skënderbeut, skuadra e Ilir Dajës për pak sa nuk kalon në avantazh. Nuk mungon as tensioni. Pas tentativës së Stenio Zhunior, topi bën karambol te disa futbollistë dhe përfundon mbi traversë.

6′ Start i qetë, Partizani përpiqet të marrë frenat e lojës duke dominuar mesin e fushës, të vendosur mirë korçarët e Memellit.

4′ Tension mes Zguros dhe Valentino Muratajt, gjithçka shuhet pas ndërhyrjes së gjyqtarit Hamiti që këshillon të dy futbollistët.

1′ Ka startuar sfida në stadiumin “Skënderbeu” të Korçës.

FORMACIONET ZYRTARE

SKËNDERBEU-PARTIZANI

SKËNDERBEU: Rexhepi, Meksi, Agbodzie, Vitija, Bajrami, Zguro, Vangjeli, Taipi, Zhan Viktor, Berisha, Mensah. Trajner: Migen Memelli.

PARTIZANI: Hoxha, Idrizaj, Bitri, Belica, Hakaj, Broja, Murataj, Hasani, Asani, Çinari, Stenio Zhunior. Trajner: Ilir Daja.

Skenderbeu-Partizani

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *