LIVE| Sllovaki-Spanjë/ Autogol i çuditshëm, portieri Dubravka i dhuron avantazhin iberikëve (VIDEO)






Ka startuar në orën 18:00, në stadiumin “Estadio de La Cartuja” të Sevijas, sfida e raundit të tretë në Grupin E të EURO 2020 ajo mes Sllovakisë dhe Spanjës.

spanjeKombëtarja iberike pas dy barazimeve dhe dy paraqitjeve poshtë pritshmërive do të tentojë vetëm fitoren për të evituar një dështim të madh duke mos u kualifikuar për në raundin me eliminim direkt.

Slovakia e cila vjen pas fitores ndaj Polonisë dhe disfatës ndaj Suedisë, gjithashtu synon vetëm triumfin për të vazhduar rrugëtimin më tej në EURO 2020. Në Grupin E përveç Spanjës dhe Slovakisë janë dhe kombëtare si Polonia dhe Suedia.

LIVE: SLLOVAKI – SPANJË 0-1

Dubravka 30′ (autogol)

KOMENTI LIVE: 

30′ GOOOOL SPANJA 0-1/ Zhbllokohet sfida! Portieri Dobravka shkakton një autogol të çuditshëm. I pafat portieri sllovak, i cili pak minuta më parë i priti penalltinë Moratës. 

24′ Tjetër tentativë e Moratës, por portieri Dubravka i thojtë “jo”, sulmuesittë Juventusit, duke grushtuar rrezikun në goditje nga këndi.

19′ Pas një harkimi nga e djathta, as Morata dhe as Pedri, nuk arrijnë ta prekin pak topin për ta dërguar në rrjetë.

17′ Dominim absolut i Spanjës në këto minuta, kombëtarja e Luis Enrikes ushtron presion të vazhdueshëm në zonën e Sllovakisë, por pa mund të gjejë rrugën e rrjetës deri më tani.

11′ Vazhdon mallkimi i Spanjës për 11-metërshat. Kësaj here ishte Alvaro Morata që gaboi, gjuajtja e tij u ndal nga portieri Dubravka. Vlen të theksohet fakti se penallti u fitua nga Koke, pas ndërhyrjes së gabuar nga Satka.

6′ Tjetër tentativë e iberikëve, kësaj here ishte Zherard Moreno, që harkoi një top të rrezikshëm në zonë për Moratën, por i vëmendshëm portieri kundërshtar.

5′ Spanja krijon shansin e parë të rrezikshëm me Moratën, por tentativa e sulmuesit ka shkruar jashtë kuadratit.

1′ Ka nisur sfida!

FORMACIONET ZYRTARE –

for 1

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *