LIVE| Spanjë-Poloni/ Mbyllet pjesa e parë! VAR-i i vjen në ndihmë Moratës, shtylla i mohon golin polakëve (VIDEO)






Ka startuar në orën 21:00 sfida Spanjë-Poloni e vlefshme për Grupin E të Kampionatit Europian.

Spanje-Poloni

Iberikët do të kërkojnë triumfin e parë në këtë kompeticion, pas barazimit zhgënjyes me Suedinë në ndeshjen e parë. Nordikët udhëheqin grupin në kuotën e 4 pikëve, ndërsa ndjek Slovakia me 1 pikë më pak dhe për Spanjën kjo sfidë është shumë e rëndësishme për vazhdimësinë.

Në krahun tjetër Polonia vjen pas disfatës 1-2 kundër Slovakisë dhe nuk mund të dalin nga kompeticioni në mënyrë të turpshme. Në sfidën e parë sulmuesi Robert Levandovski u kritikua shumë për lojën e dobët, ndërsa në sfida të tilla polakëve u duhet një lojtarë me eksperiencë si sulmuesi i Bajernit.

Në të kaluarën dy kombëtaret janë përballur 5 herë ku iberikët kanë rekordin e thellë 5-0 në sfida direkte ndaj Polonisë. Fitorja me e thellë e Spanjës ndaj Polonisë është regjistruar në një miqësore në vitin 2010 ku iberikët triumfuan me rezultatin e thellë 6-0.

LIVE: SPANJË-POLONI 1-0

Morata 26′ 

KOMENTI LIVE: 

Mbyllet pjesa e parë! 

45′ Akordohet 1 minutë shtesë.

42′ E pabesueshme çfarë humbet Polonia. Fillimisht predha e Svidevskit u ndal nga shtylla, teksa Levandovski nga shumë pranë nuk arriti të realizonte, duke shpërdoruar një mundësi të artë.

35′ Kundërpërgjigjet Polonia me Svidevskin, por sulmuesi i Polonisë nuk arrin të shtyjë drejt rrjetës një asist mjaft të bukur të Levandovskit.

34′ Pranë golit të dytë Spanja, me Morenon, i cili provon nga një goditje dënimi në limitet e zonës, tentativa e tij shkon ngjitur me shtyllën.

26′ GOOOOL SPANJA 1-0/ Zhbllokohet sfida, iberikët në avantazh. Shënon Alvaro Morata, pas asistit të Morenos. Fillimisht u akordua pozicion jashtë loje, por më pas ndërhyri VAR-i dhe goli u konsiderua i rregullt! 

19′ Levandovski provon të shpërthejë me një sprint afro 60 metra, por në fund, ishte kapiteni Zhordi Alba ai që arriti të fitonte duelin me sulmuesin polak.

14′ Spanja merr frenat e lojës në dorë, por rastet e rrezikshme në portën e Sheznit kanë qenë me pikatore në keto minuta. Iberikët qarkullojnë topin në mesfushë.

6′ Klish jep sinjalin e parë të rrezikshëm me një gjuajtje nga distanca, tentativa e tij shkon mbi traun e portës së mbrojtur nga Unai Simon.

5′ Të dyja skuadrat shfaqin dëshirë për ta fituar ndeshjen në këto minuta të para .

1′ Ka startuar sfida! Polonia shkelmon topin e parë nga qendra. Spanja menjëherë në sulm në kërkim të golit!

FORMACIONET ZYRTARE

Spanja: Unai Simon, Torres, Lorente, Alba, Moreno, Laporte, Olmo, Rodri, Koke, Pedri, Morata, Trajner: L. Enrike

Polonia: Shezni, Bednarek, Suiderski, Klish, Glik, Moder, Berezuski, Joziak, Zilinski, Pushak, Levandovski, Trajner: P. Souza

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *