Live/ Të gjithë sytë nga qielli, shihni ku ndodhet tani raketa kineze, i kanë mbetur edhe pak orë për të rënë në tokë!

Vijon në gjithë botën makthi i rrëzimit të mbeturinave të raketës kineze, që janë në një rënie të lirë.

Mbeturinat e raketës që peshon plot 18 tonë pritet të rrëzohen në tokë mbrëmjen e sotme, ose mëngjesin e të dielës.

Ushtria amerikane, e cila po ndjek hap pas hapi segmentin e raketës, tha më herët se mbeturinat do të bien në Turkmenistan, në Azinë Qendrore, rreth orës 19:00 në kohën Lindore të shtunën (4:30 paradite të dielën).

Ndërkohë, teksa e gjithë bota është me sytë nga qielli, më poshtë po ju sjellim videon, që tregon “Live” lëvizjet e raketës kineze. Në video, që ka ndjekur raketën prej ditës së djeshme, shihet se raketës i kanë mbetur edhe më shumë se 3 orë për t’u rrëzuar në tokë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *