LIVE| Teuta-Kukësi/ Starton sfida në “Niko Dovana”, Martini dhe Josa kërkojnë kualifikimin

Teuta-Kukësi është një nga çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë. Durrsakët vijnë në këtë takim në gjendje optimale. Vetëm një mungesë për trajnerin, i cili në ndryshim nga ndeshja ndaj Kastriotit, do të ketë në dispozicion kapitenin Arapi, mbrojtësin Todorovski dhe mesfushorin Aleksi, të cilët ishin të pezulluar nga plotësimi i numrit katër të kartonëve të verdhë, masë të cilën e shlyen ndaj krutanëve në kampionat. 

teuta

Krasniqi rikthehet në sulm, kurse në mesfushë është përzgjedhur Asion Daja. Te Kukësi Eze është në sulm, i mbështetur nga Ibraimi dhe braziliani Leiria. Skuadra e Josws, po kalon sezonin më të dobët në historinë e tij në Kategorinë Superiore.

Verilindorët jemi mësuar t’i shikojmë si një skuadër solide dhe pretendente, duke mos e vënë asnjëherë në pikëpyetje pjesëmarrjen në Kupat e Europës për sa kohë militojnë në elitën e futbollit shqiptar. Gjithsesi, mundësitë ekzistojnë që skuadra e Kukësit të sigurojë një biletë për në Kupat e Europës.

LIVE: TEUTA-KUKËSI 0-0

KOMENTI LIVE: 

5′ Rrezikshëm Teuta në këto minuta që provon me Dajën, por tentativa e tij ndalet nga Xhika dhe shkon në këndore.

1′ Starton sfida në “Niko Dovana” .

FORMACIONET ZYRTARE: 

TEUTA: Frashëri, Todorovski, Hoxha, Arapi, Kuros, Aleksi, Daja, E. Vila, L. Vila, Bregu, Krasniqi. Trajner: Edi Martini

KUKËSI: Xhika, Baravikas, Lulaj, Kurdic, Kotobelli, Taipi, Tsintsaxe Demiri, Ibraimi, Leira, Eze. Trajner: Mirel Josa.

Teuta-Kukesi

PANORAMASPORT.AL

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *