LIVE TEUTA-SKËNDERBEU / Korçarët shënojnë, VAR-i u prish festën (VIDEO)








Teuta-Skënderbeu luajnë sot ndeshjen e kthimit, të vlefshme për fazën çerekfinale të Kupës së Shqipërisë. Ndeshja e parë mes ekipeve ka përfunduar me fitoren e durrsakëve 0-1 në Korçë.

bandicam 2022-02-09 16-47-34-046

Megjithatë gjithçka është e hapur dhe pritet që kjo ndeshje të jetë me shumë emocione. Skënderbeu ka pësuar katër humbje radhazi në të gjitha kompeticionet dhe “noton” në ujëra të turbullta në kampionat. Një kualifikim i mundshëm do t’i jepte besim djemve të Memellit.

Teuta nga ana tjetër kërkon të lërë pas atë humbje turpëruese në kampionat përballë Partizanit me rezultatin 0-4. Mbetet për tu parë se cila skuadër do të presë biletën për në gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë.

LIVE TEUTA-SKËNDERBEU 1-0 (1-0)
8′ (p) Hebaj

MINUTË PAS MINUTE

90’ Jepen 4 minuta shtesë.

85’ Peposhi hyn në vend të Beqjes te Teuta, ku debuton Hyka, i aktivizuar në vend të L. Vilës.

82’ Kabo zë vendin e Meksit të dëmtuar, ndërsa Pecani të Mensah.

78’ L. Vila rrëzohet duke zënë poshtë këmbën e Meksit i cili nuk mund të vazhdojë pas dëmtimit në kavilje.

75’ Ziri fal Zguron, i cili shtyn Dajën pas një dueli mes të dyve. Mbrojtësi i korçarëve ishte ndëshkuar me karton të verdhë në pjesën e parë dhe gjyqtari nuk i jep të dytin.

70’ Ali dhe Berisha marrin vendin e Zhan Viktor dhe Marës në fushën e lojës.

64’ L. Vila ndëshkohet me karton të verdhë për një faull në mesfushë.

63’ Lëvizje e dyfishtë e Teutës me Dajën e Grudën të cilët aktivizohen në vend të Avdylit e Hebajt.

62’ Shehi mendohej se kishte rihapur kualifikimin duke barazuar shifrat. Pas zhvillimit të një goditje nga këndi dhe rrëmuje në zonë, mbrojtësi është i fundit që shtyn topin në rrjetë. Kontroll i gjatë i VAR për faull në zonë dhe pozicion jashtë loje. Në fund, gjyqtaria anulon golin për pozicion jashtë loje.

60’ Lëvizja e parë e Memellit është largimi i Kosta Vangjelit për të aktivizuar Meksin.

52’ Kosta Vangjeli është spektakolar në krahun e majtë me një rrotullim që nxjerr jashtë loje tre lojtarë. Ai harkon në qendër ku fillimisht sfera devijohet nga Zhan Viktor e më pas goditet nga Mara, duke përfunduar jashtë, ngjitur me shtyllën në të majtë të Qirkos.

48’ Frashëri shpërdoron një rast të mirë për të shënuar, teksa nuk gjuan siç duhet pak hapa larg portës. Jazxhi devijon sferën në goditje këndi.

46’ Pjesa e dytë nis pa ndryshime në radhët e dy skuadrave.

45’+2’ Mbyllet pjesa e parë me avantazhin minimal 1-0 të Teutës.

45’+2’ Zhan Viktor ndëshkohet gjithashtu me të verdhë për një faull ndaj Avdylit.

45’ Jepen 2 minuta shtesë.

42’ Pusi provon vetë nga jashtë zonës, goditja e tij përfundon lehtësisht në duart e Qirkos.

40’ Zguro në të majtë nis topin në qendër për Pusin por devijimi i këtij të fundit nuk kthen sferën drejt rrjetës.

38’ Pusi merr fundoren në të majtë dhe nis një top në qendër ku Mensah nuk devijon, e më pas as Frashëri në shtyllën e dytë, duke humbur një rast të artë për të barazuar shifrat.

33’ Ndëshkohet edhe Sadriu me karton të verdhë për protesta, pas një faulli te Shehit ndaj Hebajt. Shumë të nervozuar korçarët, të cilët tashmë protestojnë çdo vërshëllimë të Zirit.

27’ Teuta mundohet tashmë të ulë ritmin e lojës, teksa ia ka dalë të mbajë larg zonës së vet Skënderbeun, që mundohet të krijojë vetëm me goditje standarde e topa të gjatë.

20’ Harkim i rrezikshëm në zonë i korçarëve nga e majta, Qirko largon topin e përplaset me Vilën, duke përfunduar në tokë. Gjyqtari ndalon lojën mes protestave të korçarëve pas ai jep një faull në dëm të Frashërit.

16’ Todorovski hyn në fushën e lojës për Idrizajn, i cili prej 3 minutash ka braktisur fushën e lojës për shkak dëmtimi.

8’ GOOOL Teuta, shënon Hebaj me penallti.

6’ Gjyqtari Ziri vërshëllen penallti për një kontakt në zonë ku Zguro mban nga fanella Qaqin pas zhvillimit të një goditje dënimi. Protesta të korçarëve, por Ziri pret edhe VAR e pastaj konfirmon gjithçka, teksa i nxjerr edhe të verdhin Zguros.

2’ Mensah nis Vangjelin në zonë, ky i fundit vonohet dhe nuk arrin të gjuajë në portë, me mbrojtjen e cila largon rrezikun.

1’ Nis dueli mes dy skuadrave në “Elbasan Arena” me topin e luajtur nga qendra nga ekipi korçar.

FORMACIONET ZYRTARE

Teuta: Qirko, Idrizaj, Jazxhi, Qaqi, Kotobelli, Avdyli, Aleksi, Beqja, E.Vila, L.Vila, Hebaj

Skënderbeu: Ruci, Frashëri, Rendi, Sadriu, Shehi, Zguro, Mara, Viktor, Vangjeli, Mensah, Pusi

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.