LIVE Tirana-Laçi / Kurbinasit ngulmojnë, skuadra e Josës kërkon të kthehet në lojë (VIDEO)






Edhe pse dy trajnerët e kanë përjashtuar që Tirana-Laçi vendos titullin, ata fshihen, sepse realisht ndeshja e sotme vendos shumë për titullin. Një fitore e Tiranës do të nxirrte pothuajse jashtë loje Laçin në transhin e titullit.

Tirana-Laci

Madje, edhe një barazim do t’i jepte sërish shanse më të mëdha Tiranës për trofeun e 26-të. Shehi këtë e di, por nuk do t’i ngrejë temperaturat në ekip. Kërkon që të fitojë me silenciator. Edhe te Laçi duan ta mbajnë të ulët pritshmërinë e kësaj sfide. Nuk duan të humbasin që të mbajnë diferencën në tri pikë. Ama nëse fitojnë me Tiranën, gjërat rrokullisen mirë për ta, sepse me pikë të barabarta, Laçi do të bëjë të pamundur të fitojë titullin e parë kampion.

Fitorja e drejtpërdrejtë e kurbinasve ngre moralin e skuadrës së Josës dhe fut në një minikrizë Tiranën, që ka humbur pikë të rëndësishme me Kastriotin. Gjithsesi, janë për t’u luajtur 90 minuta dhe një fazë e gjysmë e kampionatit, ndonëse tri pikët e sotme për atë që i fiton mund të jenë shumë të rënda.

LIVE Tirana-Laçi 4-1
5′, 43′ Xhixha, 19′ Najdovski, 28′ Seferi / 51′ (p) Shehu

MINUTË PAS MINUTE

80’ Aksion i gjatë i Laçit pranë zonës së Tiranës. Akiniemi dhe Mazrekaj provojnë të gjejnë hapësira mes fanellave bardheblu në krahun e majtë, por pa sukses.

74’ Zëvendësime në të dy skuadrat. Largohet Xhixha nga radhët e bardhebluve dhe hyn Gjumsi. Ndërsa në radhët e Laçit është Spahiu i cili hyn në fushë në vend të Ujkës.

67’ Përplasje mes Najdovskit dhe Akiniemit në zonën e vogël të Tiranës. Momente paniku për futbollistin e bardhebluve, por për fat të mirë gjithçka kalon pa probleme.

64’ Hoxhallari lëshon një gjuajtje të fortë nga rreth 30 metra, Dajsinani kontrollon mirë pasi goditja është qendrore.

59’ Përgjoni është i ndëshkuari i parë me karton të verdhë i sfidës.

57’ Start më i vrullshëm i Laçit në pjesën e dytë, ku kërkon me çdo kusht që të ngushtojë diferencën.

53’ Tjetër lëvizje e Josës, me Qaton i cili merr vendin e Turkajt.

51’ GOOOL Laçi. Shënon Shehu me penallti.

47’ Zylfiu rrëzohet menjëherë në zonë pas një kontakti, jepet pozicion jashtë loje për lojtarin e kurbinasve por më pas gjyqtari shkon drejt VAR për të verifikuar gjithçka. Aty, konfirmohet penalltia për Laçin.

46’ Nis pjesa e dytë e ndeshjes me një ndryshim te Laçi. Roganoviç i lë vendin në fushë Zylfiut.

45’+1’ Mbyllet pjesa e parë me shifrat 4-0.

45’ Jepet 1 minutë shtesë.

43’ GOOOL Tirana. Xhixha i merr kohën Roganoviç pas Hoxhallarit dhe shpërthen përsëri në krahun e majtë. Ai shfaqet para Dajsinanit dhe nuk e ka të vështirë ta mposhtë.

36’ Goditje dënimi ballore e  bardhebluve, provon Limaj i cili gjuan nga rreth 25 metra duke gjetur Dajsinanin në pozicion.

30’ Një gjuajtje e Zikos në pozicion ballor, devijohet dhe detyron Bekajn të grushtojë topin në fundore pasi po i drejtohej rrezikshëm rrjetës.

28’ GOOOL Tirana. Devid gjuan nga distanca, Dajsinani grushton por mbrojtja nuk largon topin. Braziliani e merr përsëri, pason te Xhixha i cili e nis në qendër për Seferin. Ky i fundit e ka lojë fëmijësh të shënojë golin e tretë për ekipin e tij.

25’ Akiniemi merr një top nga e majta dhe gjuan menjëherë, por nuk ka saktësinë e duhur dhe sfera kalon mbi traversë.

22’ Laçi i afrohet shumë pranë golit por traversa i mohon festën Veliajt. Gjuajtja e këtij të fundit nga e djathta, ndalet në kryqëzimin e shtyllave të portës së Bekajt.

19’ GOOOL Tirana. Najdovski dyfishon shifrat pas një goditje nga këndi, duke goditur me kokë në shtyllën e dytë dhe duke i bërë një start të shkëlqyer ndeshjes. 2-0.

18’ Seferi jep një pasim të shkëlqyer për Totren i cili shmang një mbrojtës dhe gjuan drejt portës, por Dajsinani me këmbë devijon topin në fundore.

9’ Ujka merr topin para zonës së Tiranës dhe krijon hapësirë për gjuajtjen, por tentativa e tij bllokohet nga mbrojtja bardheblu.

FOTO: F. Hazisllari

FOTO: F. Hazisllari

FOTO: F. Hazisllari

5’ GOOOL Tirana. Roganoviç gabon me kthimin mbrapa të topit dhe Xhxha përfiton duke e dërguar sferën në rrjetë. 1-0

4’ Xhixha i shkon pranë një goli të jashtëzakonshëm, me një gjuajtje me kthesë që thuajse mposht Dajsinanin.

1’ Provon menjëherë Seferi me një roveshatë, por topi nuk kalon mbrojtësit e Laçit.

1’ Fillon ndeshja në “Air Albania”

FORMACIONET ZYRTARE:

TIRANA: Bekaj, Toshevski, Najdovski, Hoxhallari, Përgjoni, Toli, Limaj, Totre, Xhixha, Seferi, De Silva.

LAÇI: Dajsinani, Roganoviç, Ziko, Velkoski, Veliaj, Malota, Shehu, Turkaj, Ujka, Mazrekaj, Akiniemi.

tirana laci

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.