LIVE| Tirana-Partizani/ Aksion fantastik, të kuqtë sërish në avantazh. Jurgen Bardhi tund rrjetën (VIDEO)

Partizani padroni i derbit! Të kuqtë e Ilir Dajës, mposhtën me rezultatin 1-2 Tiranën, duke ndezur motorët për titullin.

Belica

Belica dhe Bardhi ishin autorët e golave për Partizanin, ndërkohë që Hoxhallari realizoi për kampionët në fuqi të Superiores, duke vendosur barazimin e përkohshëm.

VIJON…

Hoxhallari2

FT: TIRANA-PARTIZANI 1-2

Hoxhallari 39′  / Belica 28′ , Bardhi 59′ 

KOMENTI LIVE: 

Përfundon derbi! 

90+3′ Tirana e mbyll në sulm derbin, pas një goditjeje standarte, por për fatin e keq të bardhebluve nuk shndërrohet në gol.

90′ Akordohen 3 minuta shtesë.

88′ Behiraçe është futbollisti i radhës i ndëshkuar me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar.

85′ Skuadra e Tiranës shpërdoron një tjetër mundësi brenda zonës, Vairinen nuk arrin të tregohet produktiv brenda zonës. Provon edhe Batha, nga një kënd i pamundur, por pa sukses.

83′ Çelhaka ndëshkohet me karton të verdhë për faull taktik.

82′ Zëvendësim i parë te Partizani, largohet nga fusha e lojës Broja, vendin e tij e merr Mala.

79′ Tirana kryen zëvendësimin e radhës, largohet nga fusha e lojës Toshevskin, vendin e tij e merr sulmuesi Vairinen.

75′ Fantastik portieri Bekaj që mban në lojë Tiranën pas gjuajtjes së Melos. Vendimtare ndërhyrja e gardianit bardheblu që largon rrezikun në këndore.

73’ Toshevski nga e djathta nis një harkim për Seferin në zonë, por devijimi i tij me kokë nuk shqetëson Hoxhën.

69′ Grent Halili dërgon topin në rrjetë, por goli anulohet për pozicion jashtë loje.

65′ Pranë golit të tretë Partizani me Asanin, tentativa e tij u ndal nga portieri Bekaj.

60′ Zëvendësim te Tirana, largohet Kale, vendin e tij e merr Grent Halili.

59′ GOOOOOL PARTIZANI 1-2/ Të kuqtë sërish në avantazh. Shënon Jurgen Bardhi, pas asistit mjaft të bukur të Çinarit. Aksion fantastik i skuadrës së Dajës. Shpërthejnë në festë të kuqtë. 

55′ Partizani fiton goditjen e dytë nga këndi.

53’ Batha i jep një pasim perfekt Kale i cili mund të shkojë i vetëm drejt portës. Por fusha bën që topi të bllokohet dhe të mbetet pas, duke i mundësuar mbrojtjes së Partizanit që të largojë rrezikun.

50′ Ashtu si në pjesën e parë edhe në këtë start të pjesës së dytë Tirana shfaqet më kërkuese.

46′ Starton pjesa e dytë.

PRONONCIMET NË FUNDIN E PJESËS SË PARË: 

EGZON BELICA: Patjetër që kemi forcë për të reaguar në pjesën e dytë. Shënuam të parët, por pësuam nga një goditje dënimi duhet të ishim më të kujdesshëm për ta shmangur. Gjithsesi është pjesa e dytë dhe mund t’ia dalim.

TAULANT SEFERI: Te rasti e pashë gol, por Hoxha e kapi. Pas golit kemi bërë shumë mirë dhe shpresoj që në pjesën e dytë të shënojmë përsëri. Ishalla Zoti na ndihmon.

Mbyllet pjesa e parë. 

45′ Akordohet 1 minutë shtesë.

45′ Pranë golit të dytë Partizani me Asanin, gjuajtja e futbollistit shkon ngjitur me shtyllën.

41′ Hoxhallari ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj Muratajt.

40′ Asani rrëzohet brenda zonës dhe kërkon penallti, por nuk është i këtij mendimi gjyqtari.

39′ GOOOOOL TIRANA 1-1/ Vendoset baraspesha në derbi. Hoxhallari shënon supergol nga goditja e dënimit, duke e dërguar topin në trekëndësh. Shpërthejnë në festë bardheblutë. 

36′ Zëvendësim te Tirana, largohet nga fusha Toli, vendin e tij e merr Torasa.

31′ Pranë golit të dytë Partizani. Asani i vjedh topin Hoxhallarit dhe nis Çinarin drejt zonës, ky i fundit vonohet dhe Çelhaka me një ndërhyrje vendimtar i heq topin nga këmbët.

28′ GOOOOOL PARTIZANI 0-1/ Zhbllokohet sfida. Belica kalon në avantazh të kuqtë. Pas një harkimi nga këndi i Muratajt, mbrojtësi godet saktë me kokë. 

28′ Partizani fiton goditjen e parë nga këndi me Melon.

25′ Në këto momente, loja është e përqëndruar në mesfushë me Partizanin që kërkon të fitojë terren.

20′ Skuadrat qarkullojnë gjatë topin duke kërkuar me kujdes që të gjejnë hapësira për të rrezikuar.

14′ Start më i mirë për kampionët e Tiranës që shfaqen më kërkues, ndërkohë Partizani nuk lejon hapësira në mbrojtje.

11′ Faulli i parë i ndeshjes regjistrohet në këto momente. Broja ndërhyn në mënyrë të gabuar ndaj Kale.

9’ Hakaj harkon nga e majta në qendër, por Behiratçe është në pozicion dhe largon rrezikun.

6’ Pranë golit Tirana me Seferin. Sulmuesi provon me një gjuajtje të rrezikshme nga jashtë zonës, por kundërpërgjigjet mjaft mirë portieri Hoxha.

2’ Moment paniku në zonën e Partizanit. Seferi kërkon të përfitojë, por largon në vështirësi Idrizaj.

1′ Ka startuar sfida!

FORMACIONET ZYRTARE:

TIRANA (3-5-2): Bekaj, Vangjeli, Behiratcce, Hoxhallari, Toshevksi, Toli, Batha, Çelhaka, Ismajgeci, Kale, Seferi. Trajner: Orges Shehi

PARTIZANI (4-3-3): Hoxha, Idrizaj, Bitri, Belica, Hakaj, Broja, Murataj, Bardhi, Asani, Kordeiro, Çinari. Trajner: Ilir Daja

GJYQTARË: Kreshnik Cjapi, Ridiger Çokaj, Denis Rexha, Rejdi Zajmi

Tirana-Partizani

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *