LIVE| Tirana-Partizani/ Zhbllokohet derbi, Belica kalon në avantazh të kuqtë (VIDEO)

Ka startuar në orën 13:00 derbi i kryeqytetit mes Tiranë dhe Partizanit. Pritet një ndeshje e luftuar nga të dyja ekipet, që do të kërkojnë të dalin nga ndeshja me 3 pikët, të cilat i kanë të domosdoshme.

Tirana-Partizani2

E sigurt është se kjo ndeshje mund të ndryshojë edhe fatet e sezonit për të dyja. Mundet… Tirana së fundmi ka nisur një revansh me tri fitore radhazi dhe ka shfrytëzuar më së miri ndalesat e vazhdueshme të kryesuesve, përfshi edhe Partizanin.

Të kuqtë nga ana tjetër vijnë pas dy rezultateve tejet zhgënjyese me Apoloninë dhe Skënderbeun, ku kanë marrë vetëm një pikë. Diferenca sot është 4 pikë mes tyre, që gjenden respektivisht në vendin e katërt dhe të pestë. Por, nëse fiton Partizani, ka shansin të arrijë Vllazninë dhe të mbetet pretendent për titullin.

Në të kundërt, pra nëse tri pikët i merr Tirana, bardheblutë realisht mund të futen në vallen e titullit, por mbi të gjitha do të jenë plotësisht në garë për një vend në Kupat e Europës… Barazimi ndoshta nuk kënaq asnjë, por e sigurt është se cili humbet paguan. Jo drekën jo, por faturën e një derbi të fazës së tretë që mund të përcaktojë edhe sezonin.

TIRANA-PARTIZANI 1-1

Hoxhallari 39′  / Belica 28′ 

KOMENTI LIVE: 

Mbyllet pjesa e parë. 

45′ Akordohet 1 minutë shtesë.

45′ Pranë golit të dytë Partizani me Asanin, gjuajtja e futbollistit shkon ngjitur me shtyllën.

41′ Hoxhallari ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj Muratajt.

40′ Asani rrëzohet brenda zonës dhe kërkon penallti, por nuk është i këtij mendimi gjyqtari.

39′ GOOOOOL TIRANA 1-1/ Vendoset baraspesha në derbi. Hoxhallari shënon supergol nga goditja e dënimit, duke e dërguar topin në trekëndësh. 

36′ Zëvendësim te Tirana, largohet nga fusha Toli, vendin e tij e merr Torasa.

31′ Pranë golit të dytë Partizani. Asani i vjedh topin Hoxhallarit dhe nis Çinarin drejt zonës, ky i fundit vonohet dhe Çelhaka me një ndërhyrje vendimtar i heq topin nga këmbët.

28′ GOOOOOL PARTIZANI 0-1/ Zhbllokohet sfida. Belica kalon në avantazh të kuqtë. Pas një harkimi nga këndi i Muratajt, mbrojtësi godet saktë me kokë. 

28′ Partizani fiton goditjen e parë nga këndi me Melon.

25′ Në këto momente, loja është e përqëndruar në mesfushë me Partizanin që kërkon të fitojë terren.

20′ Skuadrat qarkullojnë gjatë topin duke kërkuar me kujdes që të gjejnë hapësira për të rrezikuar.

14′ Start më i mirë për kampionët e Tiranës që shfaqen më kërkues, ndërkohë Partizani nuk lejon hapësira në mbrojtje.

11′ Faulli i parë i ndeshjes regjistrohet në këto momente. Broja ndërhyn në mënyrë të gabuar ndaj Kale.

9’ Hakaj harkon nga e majta në qendër, por Behiratçe është në pozicion dhe largon rrezikun.

6’ Pranë golit Tirana me Seferin. Sulmuesi provon me një gjuajtje të rrezikshme nga jashtë zonës, por kundërpërgjigjet mjaft mirë portieri Hoxha.

2’ Moment paniku në zonën e Partizanit. Seferi kërkon të përfitojë, por largon në vështirësi Idrizaj.

1′ Ka startuar sfida!

FORMACIONET ZYRTARE:

TIRANA (3-5-2): Bekaj, Vangjeli, Behiratcce, Hoxhallari, Toshevksi, Toli, Batha, Çelhaka, Ismajgeci, Kale, Seferi. Trajner: Orges Shehi

PARTIZANI (4-3-3): Hoxha, Idrizaj, Bitri, Belica, Hakaj, Broja, Murataj, Bardhi, Asani, Kordeiro, Çinari. Trajner: Ilir Daja

GJYQTARË: Kreshnik Cjapi, Ridiger Çokaj, Denis Rexha, Rejdi Zajmi

Tirana-Partizani

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *