LIVE TIRANA-TEUTA / Kryevepër e Totre, bardheblutë kalojnë në avantazh









Tirana-Teuta do të jetë supersfida që do të mbyllë të dielën në Abissnet Superiore. Të dy skuadrat vijnë nga rezultate negative dhe do të kërkojnë fitoren për të ngritur moralin.

tirana teuta

Tirana ndodhet në vendin e dytë dhe është ndër pretendentët kryesorë për të fituar titullin kampion. Humbja me Laçin ka prishur pak vrullin bardheblu. Teuta nga ana tjetër është kampionia në fuqi dhe për të mbrojtur titullin duhet të mundin një rival direkt.

LIVE TIRANA-TEUTA 1-0
23′ Totre

MINUTË PAS MINUTE

23’ GOOOL Tirana. Totre tregon gjithë talentin e tij me një gjuajtje të shkëlqyer nga jashtë zonës që kalon Qirkon.

22’ Gjumsi rikuperon topin në gjysmëfushën kundërshtare dhe i afrohet zonës në krahun e djathtë, por pastaj gabon plotësisht pasimin drejt qendrës me asnjë prej bardhebluve aty për të përfituar.

20’ Faulle të shumtë bëjnë që sfida të ndërpritet vazhdimisht dhe nuk ka ende asnjë rast për t’u shënuar që nga fillimi i pjesës së parë të duelit.

15’ Aleksi nga e djathta mundohet të nisë topin në qendër, por sfera devijohet në goditje nga këndi.

11’ Kotobelli nga e djathta ka hapësirën për të arritur në fundore, nis topin në qendër por Hoxhallari largon sferën.

8’ Start i qetë i ndeshjes me dy ekipet që nuk kanë krijuar raste të rrezikshme.

1’ Nis dueli në “Air Albania” me shkelmimin nga qendra të durrsakëve.

FORMACIONET ZYRTARE

Tirana: Bekaj, Toshevski, Beiraçe, Hoxhallari, Ismajlgeci, Limaj, Toli, Totre, Gjumsi, Xhixha, Seferi.
Trajner: Orges Shehi.

Teuta: Qirko, Idrizaj, Aleksi, Ivanoviç, Kotobelli, Akuah, Daja, Lorenco Vila, Kallaku, Emiliano Vila, Gjorgjiev.
Trajner: Edi Martini.

FORMACIONET

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.