LIVE Torino-Milan/ Fillon pjesa e dytë, kuqezinjtë hidhen në sulm për avantazhin (VIDEO)









Milani zbret sot në fushë me qëllimin që t’u kthehet fitoreve në kampionat dhe të mos bëjë më hapa të gabuar në rrugëtimin drejt titullit, pasi tani Interi duket se është kthyer në shinat e duhura për të synuar një herë tjetër trofeun.

berisha

Skuadra e Piolit zbret në fushë përballë Torinos ku ai që do të mundohet të bëhet pengesë për kuqezinjtë në rrugëtimin e tyre është Etrit Berisha. Gardiani u paraqit në mënyrë të shkëlqyer para zikaltërve pak javë më parë e tani padyshim që do të kërkojë të përsëritë veten edhe ndaj kryesuesve të Serisë A. Këta të fundit paraqiten nga minuta e parë me treshen Diaz-Leao-Zhiru përpara e me Selemakers pas krahëve të tyre.

REZULTATI LIVE:

TORINO 0-0 MILAN

KOMENTI LIVE:

46′ Fillon pjesa e dytë.

45+1′ Mbyllet pjesa e parë.

24’ Kalabria lëshon një gjuajtje me të djathtën, por Etrit Berisha tregohet i shpejtë për t’i mohuar golin miqve.

1′ Starton sfida.

FORMACIONET ZYRTARE

Torino (3-4-2-1): Berisha; Zima, Bremer, Rodriguez; Singo, Lukiç, Riçi, Vojvoda; Brekalo, Pobega; Beloti.

Milan (4-2-3-1): Menja; Kalabria, Kalulu, Tomori, Teo Hernandez; Kesi, Tonali; Selemakers, Diaz, Leao; Zhiru.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.