LIVE U21 Shqipëri-Andorra / Kryevepër e Muçit! Kuqezinjtë më në fund në avantazh (VIDEO)








Kombëtarja Shpresa luajnë  ndaj Andorrës në “Elbasan Arena”, në sfidën e vlefshme për kualifikueset e “EURO 2023”.

u21

Kuqezinjtë e drejtuar nga Alban Bushi, vijnë në këtë përballje pas disfatës 0-4 ndaj Çekisë, teksa fitorja është detyrim në përballjen e sotme.

Sa i përket formacionin, Bushi do të hedhë në fushë një formacion sulmues 4-3-3 duke aktivizuar titullar sulmuesin e Partizanit, Tedi Cara.

U21 Shqipëri-U21 Andorra 1-0
36′ Muçi

MINUTË PAS MINUTE

36’ Kryevepër e Muçit! Sulmuesi i Shpresave tund rrjetën me një goditje dënimi të shkëlqyer. 1-0.

33’ Karrica preferon të gjuajë nga një pozicion i prirët në të majtën, në vend që të harkojë në qendër, por gjen të gatshëm portierin Himenez, i cili është i pakalueshëm deri në këto minuta.

31’ Ndrecka është i ndëshkuari i parë i ndeshjes, duke marrë të verdhë pas një faulli në mesfushën kundërshtare.

29’ Cara gjen hapësirën për të gjuajtur nga jashtë zonës, në një pozicion ballor. Por gjuajtja e tij është ballore dhe përfundon në duart e portierit kundërshtar.

25’ Ndrecka nis një tjetër harkim perfekt në zonë, këtë herë për Karricën. Por gjuajtja me kokë e këtij të fundit përfundon edhe një herë në duart e portierit të Andorrës.

23’ Mosmarrëveshje mes Tafas dhe Pëllumbit, por Vales nuk përfiton dhe më pas shkakton faull duke i dhënë frymëmarrje kuqezinjve.

18’ E pabesueshme çfarë gabon Cara! Pas një kombinimi Muçi-Ndrecka, ky i fundit harkon në zonë për Carën i cili i vetëm me kokë ia dërgon topin në duart portierit.

16’ Ndrecka nga e majta harkon në mënyrë perfektë në zonë për Carën, gjuajtja e këtij të fundit me kokë është e pasaktë.

15’ Karrica provon të gjejë portën me një goditje nga jashtë zonës, sfera përfundon jashtë.

13’ Papritur vjen një rrezik në portën kuqezi me miqtë të cilët i afrohen golit me Vales, pas një goditje dënimi. Për fat, kapiteni i Andorrës nuk gjen kuadrati.

12’ Luhet vetëm në gjysmëfushën e Andorrës, e cila ka dalë pak herë me tentativa kundërsulmesh, por pa rrezikuar Tafas.

9’ Dy harkime radhazi të Markut në zonë në këto minuta të para, por shokët e skuadrës nuk arrijnë të devijojnë para portierit Himenez.

3’ Menjëherë rrezikshëm kuqezinjtë me Markun i cili shpërthen në krahun e djathtë dhe gjuan drejt portës, por vjen grushtimi i portierit mik i cili largon rrezikun.

1’ Nis ndeshja në “Elbasan Arena”.

FORMACIONET ZYRTARE

SHQIPËRIA: Tafas, Marku, Selmani, Pëllumbi, Ndrecka, Asllani, Karrica, Çelhaka, Dobra, Muçi, Cara, Trajner: Alban Bushi

ANDORRA: Himenez, Gerrero, Vales, Trave, Ines, Pubil, Izkuierdo, Myler, Planes, Garsia, Ubaç, Trajner: Eloi Kasals

shqiperia

andorra

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *