LIVE| Uells-Shqipëri/ Starton pjesa e dytë, trajneri Reja kryen menjëherë zëvendësim (VIDEO)






Ka startuar në orën 18:00 miqësorja mes Uellsit dhe Shqipërisë që është duke u luajtur në stadiumin e Kardifit. 

bandicam 2021-06-05 18-00-34-376

Shqipëria e drejtuar nga Edi Reja do të zhvillojë testin e parë miqësor ku do të ketë skuadrën britanike e cila do të jetë pjesëmarrëse e kompeticionit EURO 2020. Edhe pse bëhet fjalë për një miqësore, ku rezultati nuk ka shumë vlerë. kuqezinjtë do të tentojnë të marrin maksimumi nga ky takimi.

LIVE: UELLS-SHQIPËRI 0-0

KOMENTI LIVE: 

55′ Uilliams provon me një goditje të rrezikshme nga distanca, por tentativa e tij shkon jashtë kuadratit.

49′ Berat Gjimshiti provon me një gjuajtje nga distanca, por tentativa e tij shkon jashtë kuadratit. Shqipëria bën presin në sulm.

48’ Manaj rrëzohet para zonës si rrjedhojë e një kontakti me Devis ndërs ndiqnin një top të gjatë nga prapavija, por gjyqtari bën shenjë që loja të vazhdojë.

46′ Starton pjesa e dytë, Reja kryen menjëherë një zëvendësim, largohet nga fusha Doka, vendin e tij e merr Veseli.

Mbyllet pjesa e parë! 

45′ Sërish tension në fundin e ndeshjes, ku protagonist ishte Doka, i cili u kap me një prej futbollistëve uellsianë, por për fat të mirë, gjithçka u shua shpejt.

39′ Provojnë së rrezikojnë edhe uellsianët me Ramsejn, por e ndjek aty mjaft mirë Abrashi, tentativa e mesfushorit të Juventusit, shkon jashtë kuadratit.

38′ Çekiçi harkon një top të rrezikshëm pas një zhvillimi të një goditje këndi, por largon në momentet e fundit futbollisti Ampadu.

37′ Momente tenioni mes Gjimshitit dhe sulmuesit Bruks. Gjyqtari ndëshkon me karton të verdhë Manajn dhe Bruks. Tension krejtësisht i panevojshëm.

33’ Ramsej është i vetmi që mundohet të gjejë hapësira në qendër të prapavijës kuqezi, por deri tani nuk ka patur asnjëherë mundësinë që të tentojë portën e Selmanit.

28′ Ismajli ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar në mesfushë.

22’ Një goditje dënimi në të djathtë të sulmit nuk shfrytëzohet siç duhet nga kombëtarja shqiptare, pasi Çekiçi shpërdoron duke mos arritur të harkojë topin në zonë.

16′ Rast i artë për Shqipërinë me anë të Rei Manaj, që provon me një gjuajtje të rrezikshme brenda zonës, por sulmuesi ka qenë i pafat, pasi topi ka shkuar ngjitur me traun e portës.

10′ Minuta të mira për Shqipërinë, që mbrohet mirë dhe provon herë pas here të surprizojë uellsianët.

5′ Shqipëria shfaqet më kërkuese në këto minuta të para, duke ushtruar presion të vazhdueshëm në zonën e Uellsit, por ende nuk është regjistruar asnjë rast konkret në portat respektive.

1′ Starton sfida miqësorja!

FORMACIONET ZYRTARE –

UELLS – (4-4-2): Henesi; Ampadu, Mefam, Dejvis, Uilliams; Levit, Alen, Ramsi, Norrington-Dejvis; Bruks, Roberts. Trajner: Rob Pejxh.

SHQIPËRIA – (3-5-2): Selmani; Ismajli, Kumbulla, Gjimshiti; Doka, Çekiçi, Bare, Abrashi, Lenjani; Balaj, Manaj. Trajner: Edoardo Reja.

for

PRECEDENTËT ME UELLSIN

7 shtator 1994 (Euro 1996) UELLS-SHQIPËRI 2-0

15 nëntor 1995 (Euro 1996) SHQIPËRI-UELLS 1-1

20 nëntor 2018 (Miqësore) SHQIPËRI-UELLS 1-0

BILANCI

Ndeshje: 3 Fitore: 1 Barazime: 1 Humbje: 1

G +: 2 G-: 3

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *